29.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Ngritet aktakuzë kundër 14 personave në rastin ‘Kristal’

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë për rastin “Kristal” kundër 14-të të pandehurve për disa vepra penale.

Siç bën me dije Prokuroria të pandehurit T.K., K. K., Gj. K., M. K., B. B., Gj. K. dhe G. K., akuzohen për veprën penale Krimi i organizuar 274 të KPK, lidhur me veprën penale Detyrimi 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 23 të KPK, ndërsa nga viti 2013 edhe në lidhje me veprën penale Fajdeja nga neni 343 paragrafi 3 të KPRK.

Po ashtu, të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprën penale Shpëlarja e parave nga neni 308 të KPRK lidhur me nenin 32 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1. të Ligjit nr. 03/L-96 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, si dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 të KPRK.

Sipas Prokurorisë, T. K dhe Gj. K., akuzohen edhe për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 3oo paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 lidhur me nenin 31 të KPRK.

Prokuroria thotë se të pandehurit tjerë janë sekondarë.

E sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal dhe me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, vazhdimisht kanë kryer vepra të rënda penale, në atë mënyrë që i pandehuri T. K., i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal, i cili grup ka vepruar duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtarëve të ndryshëm duke e kontraktuar me të njëjtit huazimin e shumave të ndryshme financiare dhe pastaj, si grup, duke përdorur kërcënimet e rënda, me c’rast të dëmtuarit janë detyruar që të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale, në formë të pasurisë materiale, ose shuma të shumëfishta të të hollave në këmbim me shumën e huazuar.

Gjate fazës së hetimeve nga të pandehurit janë konfiskuar pronat e paluajtshme në vlerë shumë të madhe, si rezultat i kryerjes së veprave penale.

Prokuroria thotë se aktakuza është ngritur nga prokuror vendorë i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Vlen të theksohet se ky rast është i shenjëstruar për liberalizimin e vizave. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

AAK: Abuzimet me lejet ndërtimore po rrezikojnë rendin urban dhe interesin publik në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në Komunën e Prizrenit, duke e cilësuar atë si shembull të qeverisjes së...

Haradinaj uron Ditën e Çlirimit të Suharekës: Gjithmonë në kujtim të të rënëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e Çlirimit të Suharekës. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur mirënjohjeje për sakrificën e Ushtrisë...

Lajmet e Fundit