7.7 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Nis Java Ndërkombëtare e Arsimit

Masht-objekti2Java Ndërkombëtare e Arsimit do të shënohet me shumë aktivitete edhe në Kosovë. Për të shënuar këtë javë, Programi për Arsim Themelor i USAID-it është duke u përqendruar në zhvillimin e mëtutjeshëm të shkathtësive të nxënësve për lexim.

Për këtë arsye, Programi është duke organizuar takime rajonale për lexim. Qëllimi i këtyre takimeve është t’i kushtojë rëndësi leximit dhe procesit të tij, dhe në të njëjtën kohë të zgjerojë bashkëpunimin në mes të gjitha palëve të përfshira në zhvillimin e shkathtësive të leximit në klasat të ulëta.

Në këto takime do të marrin pjesë fasilitatorët shkollorë të leximit dhe drejtorët e shkollave.

Të gjeturat nga Vlerësimi i Leximit në Klasat e Hershme (A-EGRA) do të prezantohen në këto takime dhe njëkohësisht do të krahasohen rezultatet e 2012-ës me ato të 2014-ës.

Për më tepër, pjesëmarrësit do të ndajnë përvojat e tyre gjatë zbatimit të qasjes së re në inkurajimin e leximit, e cila përfshinë edhe përdorimin e materialeve për konkretizimin e mësimdhënies, të ofruara nga Programi gjatë kursit të leximit.

Në këto takime, pjesëmarrësit do të jenë të inkurajuar të përdorin strategji të ndryshme për të rritur shkathtësitë e leximit, dhe për këtë arsye do të shpërndahen libra dhe udhëzues shtesë nëpër shkolla në mënyrë që më saktësisht t’i zbatojnë këto strategji.

Më Shumë

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Masa e përkohshme vlen...

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

Lajmet e Fundit