28.2 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Përfundon i qetë manifestimi opozitar

Ka përfunduar protesta e opozitës e organizuar në Gjakovë. Ashtu edhe siç u paralamjërua, ishte e qetë dhe paqësor. Policia e Kosovës kishte parashikuar se do të mblidhen 5 mijë qytetarë, por ende nuk dihet numri i saktë i të pranishmëve. Para tyre mbajtën fjalime liderët e partive opozitare, duke përsëritur mesazhin kryesor: Marrëveshjet nuk kalojnë.

Manifestimi i opozitës filloi në ora 130:00 me fjalimin e kryetarit të AAK’së në Gjakovë, Ardian Gjini. Në fjalimin e tij ai ka thënë se asnjëherë në Gjakovë nuk ka parë më shumë njerëz në një manifestim.

“Unë këtu nuk po shoh vetëm përkrahës të opozitës, por edhe qytetarët të thjeshtë që po i kundërshtojnë marrëveshjet”.

Pas Gjinit, mbajti fjalim Driton Çaushi nga LVV dhe Fazli Hoxha nga Nisma për Kosovën. Me të përfunduar fjalimet kryetarët e këtyre degëve në Gjakovë, u ftuan liderët e partive opozitare.

I pari që mbajti fjalim ishte Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i dyti ishte krytari i Lëvizjës Vetëvendosje, Visar Ymeri, kurse i fundit që mbajti fjalim ishte Ramush Haradainaj, kryetari i AAK-së.

Në fund, tre liderët thanë se manifestime do të ketë në qytetet kryesore të Kosovës për të kundërshtuar marrëveshjet.

………….

Nis manifestimi opozitar

Ndër të parët në tubimin e opozitës në Gjakovë ka ardhur kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Kanë nisur të grumbullohen për manifetimin e sotëm në Gjakovë përkrahës të opozitës. Aty ka ardhur edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ndërsa është parë edhe vëllai i tij Dauti dhe deputetë të tjerë e qytetarë që mbështesin opozitarët.

Edhe Visar Ymeri e Fatmir Limaj janë në manifestim.

Opozitarët kanë zhvendosur protestat nëpër komuna duke nisur prej sot në Gjakovë.

Partitë opozitare janë duke kërkuar tërheqjen e nënshkrimeve të qeverisë nga marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit për Asociacionin e Komunave Serbe dhe përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi të nënshkruara më 25 dhe 26 gusht në Bruksel e Vjenë.

Për këtë arsye deputetët e këtyre subjekteve po mundohen të pengojnë çdo seancë të sesionit vjeshtor të Kuvendit, duke përdorur në sallën e mbledhjeve gazin lotsjellës.

Deri tash pesë deputetë opozitarë janë arrestuar, dy prej tyre ndodhen në paraburgim e tre në arrest shtëpiak nën dyshimet për aktivizim ose posedim të lotsjellësit në Kuvend. /Kallxo.com

Më Shumë

Të zhdukurit në Prizren gjenden pas dy ditësh, kthehen në shtëpi

Personat që ishin raportuar të zhdukur më 10 qershor 2025 në Prizren janë gjetur dhe janë kthyer pranë familjes ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti...

Gazetari i NYT: Po flisnim me Adem Jasharin por nuk e kuptuam deri më vonë se ishte ai

Trupa të vrarë e të masakruar… Nëna me fëmijë duke kaluar kufirin, pa ushqim, pa strehë… Imazhet e mëngjesit të 26 shtatorit të vitit 1998...

Lajmet e Fundit