18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nis sot Festa e Birrës në Korçë

E kthyer tashmë në një traditë, Festa e Birrës në Korçë vjen në edicionin e saj të 16-të.

Me mijëra vizitorë nga vendi dhe rajoni do të shijojnë disa prej prodhimeve të birrave që marrin pjesë në këtë festë, shoqëruar me muzikën më të mirë në datat 17 deri në 21 Gusht.

Emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Aurela Gaçe, Eranda Libohova, Eugent Bushpepa, Capital T, West Side Family etj do të jenë pjesë e 5 koncerteve madhështore, që do të mbahen në skenën e festës pranë Terminalit të Autobusëve.

Featured Image

Për herë të parë në Shqipëri, Festës së Birrës i bashkohet këngëtari grek Kostantinos Argiros, një nga emrat më të njohur në Greqi. Ai do të performojë më 20 Gusht dhe biletat për koncertin e tij kanë nisur të shiten në çdo pikë Easypay në Shqipëri ose online në faqen zyrtare të festës.

Një tjetër risi e këtij edicioni do të jetë mundësia që vizitorët të rezervojnë vendin e tyre në një zone të dedikuar përballë skenës me shërbim të veçantë. Ndërsa ata që nuk duan të rezervojnë një tavolinë, hyrja do të jetë e lirë në çdo hapësirë tjetër./ Klan News

Më Shumë

Shpërthimi në Ujman, Kurti: Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar

“Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti...

Sot është ditëlindja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri

23 korriku i vitit 1960-të shënon një datë të rëndësishme për futbollin kosovar dhe jo vetëm. Në këtë ditë në Podujevë, lindi Fadil Vokrri, njeriu...

Lajmet e Fundit