2.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Nis testi PISA në Kosovë

Testi ndërkombëtar PISA fillon sot në Kosovë, i cili do të mbahet deri më 5 maj, ku në këtë testim do të marrin pjesë 5 mijë e 370 nxënës nga 211 shkolla nga e gjithë Kosova.

Testi fillon në komunën e Prizrenit për të vazhduar në të gjitha komunat e tjera.

Sipas rregullave të organizimit të testit ndërkombëtar PISA, nuk lejohet të bëhen publike emrat e shkollave dhe nxënësve që i nënshtrohen këtij testi. Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, tha se për këtë vit është bërë një përgatitje shumë e mirë, ku secili nxënës e di peshën dhe rëndësinë e testit PISA.

Me këtë rast, ai i bëri thirrje edhe Sindikatës së Arsimit që të mos fillojë grevën, për të mos e dëmtuar këtë proces.

“Sot nxënësit tanë e dinë saktësisht se nuk janë duke u futur në testin PISA për vetveten, por për shtetin e Kosovës. Kemi kërkuar që të mos dëmtohet ky proces sepse është një proces i jashtëzakonshëm. Normalisht kemi edhe testin e maturës, që po ashtu greva mund ta dëmtojë”, ka thënë Bytyqi, raporton televizioni publik.

Ministri tha se janë përpjekur vazhdimisht që Ligji për punëtorët e arsimit të viteve ’90-ta të procedohet sa më shpejt në Kuvend, por siç tha, ka implikime buxhetore.

“E kemi informuar SBASHK-un që edhe në pjesën e shpenzimeve afatmesme është planifikuar që të kemi buxhet për Ligjin e arsimit shqip të viteve ’90-ta. Kemi kërkuar mirëkuptim që Qeveria është duke punuar, është duke gjetur masa sa më të shpejta që ligji të shkojë në Parlament”, shtoi ai.

Ministri i Arsimit u shpreh optimist se gjatë kësaj jave do të gjendet një zgjidhje për të mos filluar grevat.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Sindikata është shprehur e vendosur se nëse Ligji nuk shkon në Kuvend para datës 13, atëherë grevat do të fillojnë në një afat të pacaktuar. Sindikalistët thonë se për dëmtimin e testit PISA dhe maturën, duhet ta mbajë përgjegjësi Qeveria.

Për testin PISA, Ministria e Arsimit pat formuar një komision, i cili me planin dinamik organizoi mbajtjen e dy testeve pilot në të gjitha shkollat e Kosovës. Përgatitjet u bënë me qëllim ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e testit PISA. Ky test sivjet organizohet në mënyrë digjitale.

Më Shumë

Stinori pranveror i Superligës së Femrave nis me derbin Bashkimi – Prishtina

Superliga e Femrave në Basketboll rikthehet këtë javë me fillimin e stinorit pranveror, i cili hapet me derbin e shumëpritur mes KBF Bashkimi dhe...

Prokuroria në Prizren ndalon një person të dyshuar për dhunë në familje dhe ngrit 17 aktakuza për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person për dhunë në familje dhe ka ngritur 17  aktakuza kundër 23 personave për një sërë veprash...

Lajmet e Fundit