6.7 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Nishani ftesë ‘surprizë’ klasës politikë

Presidenti fton grupet parlamentare në Presidencë për një konsensus në lidhje me Reformën në Drejtësi, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme për politikën në vend.

Kreu i shtetit ka zyrtarizuar ftesën për grupet parlamentare në lidhje me diskutimet mes tyre për miratimin e 7 ligjeve në lidhje me Reformën ën Drejtësi. Nishani bëri me dije nga një konferencë e posaçme për shtyp ftesën për ditën e martë drejtuar grupeve parlamentare për të diskutuar për një zgjidhje me të përshtatshme për Reformën në Drejtësi, por edhe çshtje të tjera me rëndësi kombetare.

Kur ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi më 11 gusht Presidenti ngarkohet të zgjedhë përmes shortit anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kushtetuta i kërkon Presidentit të shpallë shortin brenda 5 ditëve. Por presidenti shprehu shqetësimin pasi nuk ka ligj për të përcaktuar kriteret e anëtarëve të KED dhe ftoi një takim konsultativ me përfaqësuesit e grupeve parlamentare

Më Shumë

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Moti gjatë javës së ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm. Në fillim të javës parashikohet të jetë ngrohtë por në vise malore mund të...

HISTORIKE, Play Off-i për Kupën e Botës 2026, u sigurua

Kosova  ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-2. Fisnik Asllani kaloi Dardanët...

Lajmet e Fundit