14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

NISMA kërkon të mos manipulohet me vullnetin politik të popullit

Nisma per kosove1Më 8 qershor 2014 Kosova shënoi një hap të madh në procesin e mbajtjes së zgjedhjeve të lira. Ky proces është shembull se edhe në Ballkanin perëndimor mund të zhvillohen procese në përputhje me standardet perëndimore, thuhet në njoftimin e NISMA-s.

Por, merita për këtë proces i takon, në rend të parë, Sovranit të Kosovës. Sepse nuk ka qenë e lehtë për votuesin e Kosovës të përballojë tërë presionin që rëndonte mbi të dhe me qetësi të shmang dhunën institucionale që u ushtrua ndaj tij.

Që nga fillimi i fushatës parazgjedhore anëtarët, simpatizant dhe mbështetësit e forcave politike që nuk ishin pjesë e Qeverisë së Kosovës u ballafaquat me largime nga puna, me shantazhe për largim nga puna, me presione të jashtëzakonshme të formave të ndryshme të dhunës dhe terrorit psikologjik, të trashëguara nga mentaliteti i vjetër.

Kur këto forma të dhunës nuk patën efektet e dëshiruara, ndaj anëtarëve, simpatizantëve dhe mbështetësve të forcave politike që nuk ishin pjesë e Qeverisë së Kosovës, u përdor një formë tjetër, që nuk është hiq më pak e dhunshme: joshja me privilegje personale nëse mbështetnin koalicionin e pesë partive politike me emrin “Mision i Ri”.

Edhe pse fushatën parazgjedhore e karakterizoi dhuna përmes formave dhe modaliteteve të ndryshme, dita e votimit shkoi në mënyrë të qetë!

Edhe procesi i numërimit të votave vazhdoi në frymë demokratike dhe transparente.

Komisioni Qendror Zgjedhor, përmes faqes zyrtare, njoftonte në vazhdimësi për dinamikën e numërimit të votave dhe rezultatin e tyre. Në këtë frymë vazhdoi transparenca deri në momentin kur u bë publike se Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën krijuan koalicionin pas zgjedhor për qeverisjen e vendit.

Në momentin e publikimit të nënshkrimit të Marrëveshjes sonë, KQZ-ja kishte arritur në numërimin 2370 nga 2374 kutive të votimit dhe publikimin e 99.83 % të rezultatit të votave të numëruara.

Nga publikimi i kësaj Marrëveshje KQZ-ja nuk publikoi asnjë informatë për rezultatin e katër kutive të mbetura, që përbënin 0.17% të votave!

Kur kësaj i shtohen deklaratat se rezultatet mund të ndryshojnë me votat që po i presin nga Kazakistani ne me të drejtë shprehim shqetësimin tonë se Qeveria në Largim e Hashim Thaçit është duke përgatitur manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Kërkojmë që të intervenohet urgjentisht që të publikohen rezultatet dhe të pamundësohet manipulimi me vullnetin politik të popullit të Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta neonatologia Vlora Ukimeri

Sot, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm...

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit