18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nisma e Limajt e Krasniqit: Vizitat e Hashim Thaçit në biznese shoqërohen me haraç

LimajKrasniqi-nismaNISMA e Limajt dhe Krasniqit kanë reaguar ndaj vizitave që po u bënë lideri i PDK’së bizneseve duke thënë se ato vizita shoqërohen me haraç.
Më poshtë po e japim të plotë reagimin e këtij subjekti.

Fushata parazgjedhore është shndërruar në zgjedhë për bizneset e Kosovës!
Hashim, boll i “ndihmove” bizneset!

Gjatë pesë muajve të fushatës parazgjedhore që ka filluar Hashim Thaçi, agjenda e tij kryesore në terren ishte“vizita” e ndërmarrjeve të bizneseve në Kosovë.
Për të gjithë biznesmenët kosovarë këto vizita shoqërohen me ngërçe të harraqit për zgjedhjet e 8 qershorit. Imazhet që shpërndahen nga këto “vizita”, e ku shihen biznesmenët duke u buzëqeshur në prani të Kryeministrit që po IKË, janë imazhe të cilat reflektojnë mjerimin që Poeti i Mjerimit, Migjeni, i shprehu përmes metaforës “Qeshu palaço, e zemra të pëlcet!”
Për realitetin e hidhur me të cilin ballafaqohen bizneset në Kosovë, nën qeverisjen e Hashim Thaçit, flasin të dhënat.

Gjatë pesë muajve të fushatës së Hashim Thaçit dhe premtimeve se do t’i ndihmojë bizneset kosovare, 652 kompani të ndryshme në Kosovë kanë shuar biznesin e tyre.
Shuarja e bizneseve për shkak të ambientit të pafavorshëm për të zhvilluar bizneset janë reflektim i drejtpërdrejtë në shtimin e papunësisë dhe mjerimit të popullit të Kosovës.
Kjo klimë negative që u përcoll gjatë gjithë qeverisjes Thaçi shkaktoi shuarjen e mijëra bizneseve kosovare. Nëse nuk ndërpritet ky trend, Misioni i Ri i Hashim Thaçit do t’i shuaj të gjitha bizneset e pavarura nga ai.

NISMA për Kosovën nuk troket në dyert e asnjë biznesmeni për fushatën zgjedhore, që është shndërruar në zgjedhë për biznesmenët kosovarë. Pas besimit që do të na shprehin qytetarët e Kosovës përmes VOTËS PËR NDRYSHIM, dyert e NISMËS do të jenë të hapura për të mbështetur bizneset, si burim kryesor i hapjes së vendeve të lira të punës.

Më 8 qershor, të gjithë biznesmenët që dëshirojnë të heqin qafe zgjedhën e haraçit, duhet të ndëshkojnë praktikat e tilla që janë pengesë serioze e zhvillimit të vendit dhe t’i hapin rrugë NISMËS për zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës.

Më Shumë

Ndahet nga jeta neonatologia Vlora Ukimeri

Sot, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm...

Thirrje për fermerët e Rahovecit: Bashkohuni në Agrofesta 2024 në Krushë të Madhe!

Komuna e Rahovecit ka njoftuar organizimin e festivalit Agrofesta 2024, që do të mbahet më 3 dhe 4 gusht në Krushë të Madhe, raporton...

Lajmet e Fundit