Nisma: Në Prizren qytetarit iu imponua vota në favor të LDK-AKR

Nisma për Kosovën dega në Prizren ka bërë një reagim ndaj Komisionit komunal Zgjedhor me arsyet se nuk ka pajisur me kartela identifikuese disa nga komisionerët e disa qendrave në këtë qytet.

Në reagimin e Nismas, tutje thuhet se në të njejten kohë në një qendër votuese, qytetarit i është imponuar që të votojë me lapsin e koalicionit që mbanë numrin 16 (LDK-AKR-ALTERNATIVA) dhe emrin e kandidatit të këtij koalicioni Ramiz Kelmendi, transmeton Klan Kosova.

Për më shumë ja reagimi i plotë i këtij subjekti partiak:

”Reagim

NISMA për Kosoven- DEGA Prizren, reagon se në Prizren në disa qendra votuese, KKZ-ja, nuk i ka pajisur me kartela identifikuese komisioneret siç janë ne qendrat 2006A, 2003A dhe në 2040A. Në të njejten kohë në qendren votuese 2016A(Dardania), në dhomen e votimit qytetarit i është imponuar që të votoj me lapsin e koalicionit që mbanë numrin 16 (LDK-AKR-ALTERNATIVA) dhe emrin e kandidatit të këtij koalicioni Ramiz Kelmendi. Në reagimin e qytetarit se përse është lapsi me logo të subjektit të caktuar politik, kryesuesi i vendvotomit është arsyetuar se nuk kemi laps tjerë.

Zyra për informim,
NISMA-DEGA Prizren”

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit