13 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Nisma për Kosovën: Pushteti po e degradon sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Nisma per kosove1Nisma për Kosovën në Prizren ka kritikuar pushtetin komunal, për realizimin e projketit që është duke e bërë në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.

“Duke u bazuar në informatat e dalura nga vet Komuna e Prizrenit lidhur me projektin për sheshin e Lidhjes së Prizrenit kinse për rivitalizimin e këtij sheshi sa historik aq domethënës për komunën tonë, Nisma për Prizrenin së bashku me grupin e ekspertëve të specializuar për çështje urbanistike,reagojmë ashpër lidhur me fillimin e implemtimit të këtij projekti”, thuhet në reagimin e Zyrës për Informim të Nismës për Kosovën-Dega Prizren.

“Ne konsiderojmë se më e natyrshme do të ishte që ky projekt të quhej degradim i vlerave historike dhe kombëtare dhe njëherit shkatërrim urbanistik i qytetit sesa rivitalizim”

“Prandaj të mos i dallosh këto dy koncepte që janë shumë të ndryshme me njëra tjetrën,është njësoj si të mos e dallosh të miren nga e keqja.
Pra rivitalizimi nuk nënkupton heqjen e kalldërmit duke e zëvendësuar atë me beton dhe rrasa.Një kalldërm që tregon shenja të një qytetërimi mijëvjeqar në qytetin tonë.Gjithashtu rivitalizimi nuk nënkuptohet me prerjen apo largimin e drunjëve nga kjo hapsirë,por ruajtjen dhe kultivimin e tyre”
“Merreni me mend se çfarë gjobe mund të jetë në qytete të ndryshme evropiane vetëm po të prehej një degë,derisa në qytetin tonë ku kërkesa për gjelbërim e drunj është imediate,shkatërrohet gjelbërimi dhe prehen me dhjetra e qindra drunj”.

“Dhe pushteti aktual justifikohet se gjoja ky veprim paraprakisht është konstatuar edhe nga ekspertët ndërkombëtar.Dhe sipas kësaj ekspertize thuhet se disa drunjë janë të tharë dhe të vjetër dhe si të tillë duhet të largohen.Do të donim të vlente i njejti parim edhe për njerëzit që qeverisin me komunën tonë”.

“Andaj me të të drejtë konsiderojmë se këta drunjë nuk mund t’a dëmtojnë qytetin më shumë se njerëzit që janë në pushtetin aktual në komunen tonë prej të cilëve kemi të vjeter dhe jo profesionist.

sheshi i lidhes

“Ne gjithashtu mendojmë se çështje më serioze në këtë projekt është mënyra e tenderimit e cila nuk ju ka nënshtruar sa duhet zbatimit të kritereve ligjore dhe si rrjedhojë e kësaj jemi mësuar të shohim kinse po punohet, e që në fund n’a dalin si punë të pabereqetshme”.

“Andaj përfundimisht konstatojmë se një projekt i tillë si : largimi apo prerja e drunjëve,zëvendësimi i kalldrëmit me beton dhe rrasa,era e kanalizimit që tmerrësisht kundërmon në këtë shesh,nuk guxon të quhet rivitalizim, e aq më pak në një Shesh siç është ai i Lidhjes shqiptare të Prizrenit”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Komuna e Dragashit dhe organizatat e dala nga lufta në qëndrim të përbashkët kundër mbajtjes së “Arog Fest” në Ditën e Dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, priti gjatë ditës së djeshme në takim përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta: Hysni Gucati –...

Pas kërkesës për rishqyrtim, Komuna zgjat afatin për konkursin e projektimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka zgjatur afatin e fundit për pranimin e tenderëve në procedurën e prokurimit lidhur me konkursin e projektimit për hartimin e...

Lajmet e Fundit