28.2 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

NISMA: zgjidhja është eleminimi i shkakut që e ka sjellë këtë krizë politike

NISMA për Kosovën mbajti takim me strukturat e NISMA-s në Prishtinë. Të pranishëm në këtë takim ishin, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA për Kosovën.

Në këtë takim të NISMA për Kosovën, në Prishtinë, ndër temat për të cilat është folur ishin zhvillimet aktuale në Kosovë, roli i NISMA-s në këto zhvillime, dhe po ashtu është folur edhe për çështjet organizative të NISMA-s, etj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se NISMA është organizuar për ta ndihmuar ndryshimin, dhe nuk pranuam të jemi patericë e vazhdimit të një qeverisje të keqe. Kjo që po ndodh në Kosovë, nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë që e kemi synuar dhe dëshirojmë edhe sot. Të gjitha marrëveshjet e bëra deri më tani janë të dëmshme, dhe janë marrë pa e pyetur opozitën, dhe jo vetëm opozitën, ata nuk po e pyesin as qytetarin. Situata e tashme politike në Kosovë, gatishmëria për të bërë marrëveshje kapitulluese me Vuçiçin janë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës.

Jemi të bindur, por na vjen keq, që shumë njerëz në Kosovën nuk janë të bindur se këto zotime që ka marrë kryeministri i Kosovës, janë të dëmshme për të gjitha brezat e ardhshëm. Veprimet e opozitës janë aktuale, ndërsa dëmet që po ia bëni Kosovës janë të pa kufijshme. Opozita është duke e mbrojtur sovranitetin e cënuar të shtetit të Kosovës, tha në fund Krasniqi.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë takimit me strukturat e degës së NISMA-s në Prishtinë, derisa po fliste për situatën aktuale në Kosovë, tha se nuk është zgjidhja shkelja e opozitës, nuk është zgjidhje dhuna, zgjidhja është reflektimi dhe eleminimi i shkakut që e ka sjellë këtë krizë politike. Ne tashmë jemi në një garë për ta ndaluar, stopuar të keqën që kjo qeverisje po tenton t’ia bëjë vendit tonë.

Kryetari Limaj tha se marrëveshja me Serbinë, Zajednica, është sikur me vendos “mina” (bomba) nëpër Kosovë, që kur të dëshiron pastaj Serbia mund ta çajë Kosovën.

Plotë edhe 10-15 vite do ketë bisedime me Serbinë, nuk është fundi i komunikimit me Serbinë kjo marrëveshje, plotë edhe 15 vite do të ketë lëshime me Serbinë, për të ardhur tek njohja e Kosovës. Pra, ka me vazhdu me u folë për çdo pronë të Kosovës, siç i dhanë Malit të Zi tokë, kush e di se sa do t’i japin Serbisë në të ardhmen.

Nëse koalicioni qeverisës nuk mundet apo nuk i pranon kërkesat e qarta të opozitës, atëherë ta lëmë që për këtë çështje populli të vendos kush ka të drejtë dhe të mbyllet përfundimisht kjo temë. Çdo rrugë tjetër do të jetë e dëmshme për të gjitha palët e më së shumti për Kosovën, tha në fund të takimit kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj.

Edhe sekretari i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, ka folur rreth marrëveshjeve të fundit, ku tha se tani kemi dy marrëveshje, njëra për defunksionalizimin e shtetit të Kosovës, Zajednica, dhe tjetra për demarkacionin me Malin e Zi. Këto marrëveshje na kanë bashku të gjithë neve që nuk pajtohemi ndaj çdo veprimi që bëhet në dëm të vendit. Ky koalicion qeverisës po e ruan dhe rritë pronën e vet, në dëm të pronës së përgjithshme të Kosovës, ka thënë sekretari Sherifi. Sherifi tha se NISMA së bashku me opozitën do vazhdojmë të shohim se cili është interesi më i mirë për vendin, dhe do ta mbrojmë atë.

Ndërsa, shefja e Gr. Parlamentar NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami, tha se sjellja e pa përgjegjshme e këtij koalicioni qeverisës e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Ne kemi bërë ftesë vazhdimisht që mos të vendosen ndikimet politike në dëmë të Kosovës, por një gjë e tillë nuk është marrë seriozisht asnjëherë nga kjo qeverisje, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami.

Edhe kryetari i degës së NISMA për Kosovën në Prishtinë, Shyqiri Bytyqi, gjatë fjalimit të tij, temë diskutimi kishte zhvillimet aktuale në vend, e po ashtu foli edhe për çështje tjera organizitive të NISMA për Kosovën në Prishtinë.

Më Shumë

Haradinaj uron Ditën e Çlirimit të Suharekës: Gjithmonë në kujtim të të rënëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e Çlirimit të Suharekës. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur mirënjohjeje për sakrificën e Ushtrisë...

Aksion në lokalet e natës në Prizren/ Arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë dhe thika

Një operacion i planifikuar nga Policia e Kosovës në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, ka rezultuar me arrestimin e pesë personave dhe sekuestrimin...

Lajmet e Fundit