Nismës dhe AKR-së i bashkohen edhe katër deputetë

Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re i janë shtuar edhe katër deputet tjerë, kështu duke u bërë gjithsej me 10 deputetë ky grup.

Kjo për shkak se, Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli që kanë qenë më herë si grup parlamentar 6+, shkruan Gazeta Insajderi.

Këtë e ka konfirmuar edhe, Endrit Shala që është shef i grupit parlamentar Nisma-AKR.

“Grupi NISMA tashmë është me dhjetë deputetë që ma herët kanë qenë 6+ dhe i njëjti grup tash do të quhet NISMA-AKR-6+”, ka thënë Shala për Insajderin.

Kujtojmë se para dy muajsh këtij grupi parlamentar iu kishte bashkuar edhe deputeti dhe kryetari i partisë Lberale Egjiptiane, Veton Berisha.

“Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar NISMA Socialdemokrate-AKR!”, kishte shkruar Endrit Shala në llogarinë e tij në Facebook, para dy muajve. /Insajderi.org

Më Shumë

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Hapet aplikimi për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Murati jep detaje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat. Në njoftim është bërë me...

Lajmet e Fundit