7 C
Prizren
E premte, 22 Janar, 2021

PDK-ja do ta votojë Projektligjin për rimëkëmbje, seanca të premten

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar fundin e sagës me projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ai të mërkurën në një konferencë për media ka thënë se PDK-ja do të iniciojë thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme për votimin e projektligjit për rimëkëmbje, i cili ka kaluar vetëm në lexim të parë. Seanca pritet të mbahet të premten.

“Kemi pasur shqetësim për mënyrën e menaxhimit të pandemisë. Në këtë drejtim kemi pasur kritika ndaj Qeverisë. Ne jemi parti që ofron alternativa dhe sot kemi debatuar se si ta ndihmojmë vendin që të tregojmë se nuk jem opozitë e shtetit dhe qytetarëve. Ne si PDK nga marsi dhe prilli kemi pasur qartësi si duhet t’i qasemi pasojave të pandemisë. Kemi kërkuar për muaj të tërë që të ulemi të diskutojmë që të trajtojmë rimëkëmbjen ekonomike. PDK-ja do të iniciojë një seancë të jashtëzakonshme për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Shefi i Grupit parlamentar, Bedri Hamza ka qenë në Komision ku kanë kaluar 4 propozimet e PDK për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Hoxhaj.

Ky projektligj është votuar në lexim të parë vetëm në tentimin e shtatë, më 12 tetor. Që nga atëherë nuk është kthyer para deputetëve për votim në lexim të dytë, pasi Qeveria si sponsorizuese, nuk i kishte votat.

Sot gjatë ditës, Komisioni për buxhet ka miratuar katër amandamente të propozuara nga PDK-ja për përfshirje në Projektligjin për rimëkëmbje.

Kjo ka bërë që PDK-ja të ndryshojë qëndrim, pasi deri më tash nuk e ka përkrahur atë.

“Kemi pasur koordinim me Qeverinë dhe jemi që seanca të thirret të premten dhe të jenë edhe këto 4 pika në pakon e rimëkëmbjes”, ka shtuar Hoxhaj.

- Advertisement -

Më Shumë

Këta janë 5 kandiatët e Vetëvendosjes që u ndalohet garimi në zgjedhje

Lëvizjes Vetëvendosje i janë hequr nga lista për deputet 5 kandidatë. Gazeta Blic merr vesh se përpos Albin Kurtit, garimi i është ndaluar edhe: Liburn...

Kylie ngrit temperaturat duke pozuar në bikine

Kylie Jenner duket mahnitëse në fotografitë e fundit. Ylli televiziv, Kylie Jenner, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me veprimet që bën si ajo...

Protestë në Prizren pas vrasjes së 15-vjeçarit

Banorë të lagjes "Bajram Curri" bashkë me nxënës të martën kanë organizuar protestë pas incidentit të djeshëm që ka rezultuar me vdekjen e nxënësit...

Djali i Ukshin Hotit lihet sërish jashtë listës së PDK’së të kandidatëve për deputetë

I biri i Ukshin Hotit, Andini, sikurse në zgjedhjet e kaluara, është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Të...

Ponte triumfon ndaj Vëllaznimit

Skuadra e Ponte Prizrenit është kthyer te fitorja pas humbjes javën e shkuar nga Golden Eagle Ylli në kuadër të Superligës së Kosovës. Ekipi prizrenas...

Prizren, një femër raporton në polici: Një person më ka sulmuar seksualisht

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një sulm seksual. Nje femër nga Prizreni ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht...

Ikja në vetmi e Trumpit

Në spektaklin e fundit përçarës para largimit nga Zyra Ovale, tashmë ish-presidenti Donald Trump është bërë komandanti i parë në historinë e re amerikane...

Kërkohet nga Belgjika, arrestohet në Morinë 52-vjeçari nga Kosova

Një qytetar 52-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morinë për llogari të autoriteteve belge. Sipas policisë në pranga është vënë A.V., 52 vjeç, banues...

Policia e Prizrenit arreston një person të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit me INTERPOL-in, ka arrestuar në rajonin e Prizrenit një person të kërkuar nga autoritetet e Republikës së...

Qeveria dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje për Kontratën kolektive, sot pritet të nënshkruhet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot me përfaqësuesin e Sindikatës së Bashkuar të Arismit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj...

Pesë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Pesë persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj...

Lista e plotë e AAK’së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),. Kësaj liste i prin kreu i...

Mbi 30 anëtarë të rinj në Kobaj, aderuan në PDK

Mbi 30 anëtarë të rinj të fshatit Kobaj kanë aderuar në PDK. Aderimi i tyre është mirëpritur nga kryetari i degës së PDK-së në Prizren,...

Sot fillon gjysmëvjetori i dytë i mësimit

Pas 30 ditësh pushim, më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit para-universitar sot do t’u rikthehen bankave shkollore. Gjysmë-vjetori i dytë i viti shkollor...

Aksion i policisë në Prizren, arrestohet një shtetas i Shqipërisë

Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion në rajonin e Prizrenit. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. Kelani ka treguar...

I jepet lamtumira 15-vjeçarit që u vra me thikë dje në Prizren

Të martën pasdite, në varrezat e qytetit në Prizren, i është dhënë lamtumira të riut 15 vjeçar, i cili dje ndërroi jetë nga plagët...

Lajmet e Fundit