19.3 C
Prizren
E hënë, 22 Shtator, 2025

Nita Deda dorëhiqet nga DokuFest

Nita Deda, është dorëhequr nga pozita e Drejtoreshës së Festivalit. Nita i është bashkuar DokuFest-it në edicionin e vitit 2010 në pozitën e koordinatores së DokuTv për të vazhuar punën e saj në krye të Komunikimit dhe si Organizatore e DokuNights deri në vitin 2016, kur përveç këtyre detyrave mori përsipër detyrën e Drejtoreshës së Festivalit.

Për një dekadë të tërë, Nita ka kontribuar në rritjen e vazhdueshme të festivalit si dhe sukseset në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Përgjatë drejtimit të festivalit nga Nita, DokuFest ka hulumtuar dhe adresuar tema të rëndësishme sociale e politike si Korrupcioni, E Ardhmja, Reflektimi, E Vërteta, të përkthyera në kampanja poetike ndërtuar mbi mesazhe të aktivizmit dhe rebelimit të cilat kanë rezonuar në publikun vendor dhe ndërkombëtar. Programi i DokuNights i ko-kuruar nga Nita, përgjatë viteve solli në Kosovë një spektrum të gjëre të artistëve botëror dhe vendor, të cilat në skena të ndryshme të DokuNights kanë sjellë shprehjet më radikale artistike, interpretuar përmes mediumeve të reja eksperimentale apo atyre folklorike.

DokuFest falënderon Nitën për kontributin e saj të jashtëzakonshëm përgjatë këtyre viteve dhe i uron sukses në projektet e saj.

Më Shumë

Besmir Memaj rikthehet te Prizreni

KB Proton Cable Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e Besmir Memajt në skuadër, duke shtuar energji dhe përvojë për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. Klubi shprehet...

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit