Një aeroplan luftarak amerikan rrëzohet në Detin Verior afër Anglisë

Një aeroplan luftarak i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është rrëzuar në ujërat e Detit Verior, në verilindje të Anglisë.

Aeroplani i tipit “F-15C Eagle” u rrëzua disa minuta pas orës 9 e 40 minuta sipas kohës lokale përderisa ishte në një mision trajnimi, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:
Një aeroplan luftarak amerikan rrëzohet në Detin Verior afër Anglisë
Ende nuk dihet shkaktari i rrëzimit të aeroplanit, por Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar se në aeroplan ndodhej vetëm një pilot.

Ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë filluar operacionin për gjetjen e pilotit dhe aeroplanit të rrëzuar. Ende nuk dihet për fatin e tij.

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit