-1.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Një baladë nga Besart Halimi dhe Dani

besart halimiKëngëtari simpatik i cili kohëve të fundit po kërkohet shumë nga publiku, do të sjellë një bashkëpunim. Bëhet fjalë për këngëtarin Besart Halimi, i cili në një intervistë për gazetën Tribuna ka treguar se do të sjellë një bashkëpunim me këngëtarin Ramadan Krasniqi-Danin, e po ashtu do të lansojë dy albume të reja

Besart Halimi sapo ka lansuar këngën e tij të re “Në Prishtinë” të cilën e ka ripërpunuar e tash po vjen me një bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Ramadan Krasniqi-Dani.

Në një intervistë për gazetën Tribuna Besarti ka treguar se kënga që do ta sjellin këta dy këngëtarë është baladë dhe vjen në treg pas përfundimit të sezonit veror “Kënga është kryer, tash kemi filluar me incizua unë pjesën time Dani pjesën e vet, më pas do të fillojmë të realizojmë edhe videoklipin, kam me qenë një baladë një këngë me një tekst shumë të mirë, muzikën e kam bërë vetë unë kurse orkestrimin Florent Boshnjaku e tekstin e ka shkruar Krenare Halimi”, tregon Besarti.

E pasi që është baladë ai thotë se është më mirë ta lansojnë pas përfundimit të sezonit veror. “Kënga mbasi që është baladë duhet të dalë pas përfundimit të sezonit të verës” thotë ai. Besarti njëherë për njëherë nuk po mendon të ketë ndonjë bashkëpunim tjetër.

“Do të ketë bashkëpunime tjera por më vonë ndoshta. Ai, përveç kësaj kënge që është duke e punuar, do të sjellë edhe dy albume të tij, njëri album do të jetë me këngë të tij të realizuara nga ai, e tjetri album do të jetë me këngë popullore të kënduara live.

“Po mendoj ta bëj albumin tim të dytë me këngët e mia të cilat i kam realizuar, gjithashtu do të bëjë edhe një album me këngë popullore të kënduara live besoj që njerëzve do t’u pëlqejnë këto këngë popullore pasi që tashmë kam filluar të këndoj edhe nëpër ahengje të ndryshme e në dasma”, thekson këngëtari, duke shtuar se këto albume do të dalin në treg në fund të muajit shtator.

I kënaqur me përfitimet

Sezoni veror po sjell shumë punë e shumë angazhim për këngëtarët tanë e po ashtu edhe për Besartin ky sezon është i tillë. Ai tregon se është shumë i kënaqur me mbrëmjet e tij muzikore dhe shpreson të vazhdojnë kështu.

“Mbrëmjet muzikore po shkojnë shumë mirë, ky është viti im i dytë që këndoj nëpër ahengje e dasma të ndryshme por këtë vit kërkesat janë më të shumta, shpresoj të vazhdojë kështu”. Ku ka punë ka dhe përfitime. Në pyetjen se sa është i kënaqur ai me përfitimet e mbrëmjeve muzikore, Besarti përgjigjet duke thënë “Normal edhe përfitimet janë shumë mirë, pa pas përfitim në një punë askush nuk e bën, ka edhe shumë të tjerë që bëjnë muzikë vetë për qejf, por pak me përfitu pak për kënaqësi kështu që të dyja”.

Sa i përket jetës private ai vazhdon ta ruajë me xhelozi. “Nuk kam dëshirë të flas për jetën private, preferoj ta mbaj jetën private vetëm për vete” thotë për fund Besarti.

Më Shumë

Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati. Murati ka bërë të...

Komuna e Dragashit fiton Grantin e Performancës për herë të tretë radhazi

Komuna e Dragashit, nën udhëheqjen e Kryetarit Xheladini, është shpallur fituese e Grantit të Performancës për të tretin vit radhazi. Ky sukses vjen si rezultat...

Lajmet e Fundit