9.8 C
Prizren
E martë, 19 Nëntor, 2024

Një delegacion i Luksemburgut viziton spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, të mërkurën ka pritur në takim një delagacion të Qeverisë së Luksemburgut, në përbërje të cilit ishin Dominuque Chevolet, atashe në Ministrinë Punëve të Jashtme të Luksemburgut në Prishtinë, Paolo Cervino, përfaqësues i Zyrës Regjionale të Lux Dev në Prishtinë, Frederic Roufffe, zyrtar i programit në Kosovë, si dhe dr. Afërdita Ademaj-Osmani udhëheqëse dhe dr. Dorjan Mamshiq, ekspert ndërkombëtar në Programin Përkrahës për Shëndetësinë në Kosovë KSV/017.
Në takim është diskutuar për fazën e dytë të projektit të Qeverisë së Luksemburgut, që do të jetë i fokusuar në kualitetin dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore, si dhe standardizimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, bazuar në standardet ndërkombëtare për ofrim të shërbimeve shëndetësore.
Drejtori Avdaj ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për Kosovën dhe popullin e saj.

“Qeveria e Luksemburgurt në vazhdimësi ka dhënë dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën dhe popullin e saj jo vetëm në shëndetësi, por edhe fusha tjera. Projektet e realizuar në spitalin e Prizrenit kanë ndikuar pozitivisht në kualitetin e shërbimeve shëndetësore. Andaj, në emër të gjithë punonjësve të spitalit dhe gjithë qytetarëve u shpreh falënderimet e veçanta, sepse mirësitë e një populli mbeten në histori dhe nuk do të harrohen kurrë”,- pohoi drejtori Avdaj. Ai më pas ka njoftuar për punët që kryhen në spitalin e Prizrenit, si dhe vizionin për të ardhmen që mbështet në dokumentin “Strategjia e spitalit të Prizrenit 2017-2021”, i realizuar në kuadër të Programin Përkrahës të Dev Lux për Shëndetësinë në Kosovë KSV/017.

“Më lejoni që t’ju falënderoj për punën dhe bashkëpunimin në realizimin e e planit strategjik. Tash më kemi të nënshkruar marrëveshjen për katër vitet e ardhshme dhe ju do të keni përkrahjen tonë në procesin e implementimit të këtij plani strategjik, me qëllim që qytetarëve t’u ofrojmë shërbime sa më cilësore’,-theksoi Paolo Cervino, përfaqësues i Zyrës Regjionale të Lux Dev në Prishtinë,

“Unë ju konfirmoj gatishmërinë e Qeverisë së Luksemburgut për të mbështetur shëndetësinë në Kosovë dhe spitalin e Prizrenit. Me një bashkëpunim të mirëfilltë proceset do të shkojnë përpara që shëndeti i qytetarëve të jetë në qendër të vëmendjes dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për shëndetin e qytetarëve’, – theksoi Dominuque Chevolet, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Luksemburgut.
Delegacioni ka vizituar repartin e Kardiologjisë, Mjekimit Intenziv, Kirurgjisë, Neonatologjisë dhe Shërbimit Emergjent.

Më Shumë

Junior 06 befason Penzën në ‘Karagaç’

Befasia e xhiros së gjashtë në Ligën e Femrave, erdhi skuadra debutuese Junior 06, që e mposhti Penzën me rezultat 74-81. Tanyia Gordon shkëlqeu me 40...

Nxënësit njihen me punën e zjarrfikësve në Rahovec

Nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta “Bekim Sylka” dhe “Sadedin Hajda” patën mundësinë të vizitojnë Stacionin e Zjarrfikësve në Rahovec, ku mësuan...

Lajmet e Fundit