11.9 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Një delegacion i UPZ-së po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi

Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, i shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Drejtues të UPZ dhe profesorët, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina dhe Prof. Ass. Dr. Ylli Kortoci, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Turqi.

Në kuadër të vizitës ata kanë marr pjesë në seminarin me temë: Arsimi ndërkombëtarë në lëmin e bujqësisë dhe puna, ku po trajnohen dhe fermerët e komunës së Mamushës, në kuadër të protokollit të nënshkruar midis Universitetit të Shkencave të Aplikuara Isparta (ISUBÜ) dhe Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit.

Punëtoria zhvillon punimet prej 3 deri më 9 nëntor 2019 në ndërtesën e Rektoratit në Isparta, Turqi. Objektivat e punëtorisë janë: Kosova dhe Turqia Krahasimi në prodhimin e të korrave; Bujqësia organike, Strategjitë e marketingut, Ushqimi i bimëve dhe fekondimi, Mbrojtja e bimëve, Identifikimi i problemeve të prodhimit të korrjeve dhe zgjidhjeve të tij.

Po ashtu delegacioni nga UPZ është takuar me prorektorin e universitetit Prof. Suleyman Demirel ku u diskutua për arritjen marrëveshjes për diploma të dyfishta, Erasmus + edhe të tjera. Po ashtu është diskutuar për sistemin e sigurimit të cilësisë në dy universitetit dhe mundësitë e marrjes së përvojave më të mira. Ky është bashkëpunimi i dytë konkret që realizohet mes dy universiteteve, pas Konferencës Shkencore ndërkombëtare që u mbajt në UPZ në muajin gusht.

Më Shumë

Hoti me mesazh nga Prizreni: Dy ditë vendimtare për Presidentin e ri ose kthimin e mandatit te qytetarët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, pas një të diele të kaluar në Prizren, ka theksuar rëndësinë e zhvillimeve të radhës...

Dogana zbulon deklarim të pasaktë, diferencë rreth 29 mijë euro në mallra në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në Zyrën e Doganës në Prizren janë identifikuar parregullsi në një dërgesë të deklaruar nga...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit