Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës shkëlqen në Prizren

Të shtunën, më 18 prill 2026, në Autostrada Hangar, Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Rafet Rudit, u paraqit me një koncert të jashtëzakonshëm, duke sjellë një program të pasur me vepra nga repertori vendor dhe ndërkombëtar.

Ky koncert u mirëprit ngrohtësisht nga publiku
Prizrenas, si një hap i rëndësishëm drejt prezantimit të radhës në Krakow.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Filharmonisë së Kosovës dhe Filharmonisë së Krakovit, Ansambli Vokal do të performojë në sallën e Filharmonisë së Krakovës, duke përfaqësuar Kosovën në një nga skenat më të rëndësishme muzikore në Poloni.

Ky bashkëpunim shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve kulturore ndërkombëtare dhe në promovimin e artit dhe muzikës së Kosovës në arenën evropiane./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit