1.1 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Një grua nga Mali lind nëntë foshnja

Një grua nga Mali ka lindur nëntë foshnja, duke shënuar herën e parë që një grua ka sjellë në jetë kaq fëmijë të mbijetuar për një herë.

Halima Cisse, 25-vjeçare ka lindur fëmijët me prerje cezariane më 4 maj në Marok, pasi ka pasur nevojë për trajtim special, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore të Malit.

Cisse dhe pesë vajzat e katër djemtë “janë mirë”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë së Malit më 5 maj.

Fëmijët, që peshojnë në mes të 500 gramëve dhe 1 kilogramë, kanë lindur para kohe, në javën e 30-të dhe janë duke u trajtuar nëpër inkubatorë.

Ata pritet të mbesin në spital për të paktën dy muaj.

Dhjetë mjekë dhe 25 pjesëtarë të stafit shëndetësor kanë ndihmuar në procesin e lindjes.

Cisse është në gjendje stabile pas gjakderdhjeve të mëdha, për çka i është dhënë gjak, ka thënë profesori Youssef Alaoui, drejtori i klinikës Ain Borja në qytetin Kasablanka.

Lindje të tilla “janë jashtëzakonisht të rralla”, ka thënë Alaoui.

Rekordin për më së shumti foshnja të lindur për një herë e ka mbajtur gruaja amerikane Nadyja Suleman, e cila më 2009 ka lindur tetë foshnja.

Cisses i është thënë se është duke mbajtur shtatë foshnja.

Mjekët në Mali e kanë dërguar atë në Marok sepse spitalet në Mali, një nga vendet më të varfra në botë, nuk janë të pajisura mirë për të ofruar kujdesin e duhur për shtatzëni të tilla të jashtëzakonshme./REL

Më Shumë

Rahoveci me fitore të madhe ndaj Pejës

Rahoveci 029 shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj GO+ Peja me rezultat 83:71 (23:24, 21:17, 26:16, 13:14), në javën e 11-të të ProCredit Superligës,...

Shaqir Totaj bën sot betimin për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit

Shaqir Totaj pritet të bëjë sot betimin për marrjen e mandatit të dytë në krye të Komunës së Prizrenit. Ceremonia do të zhvillohet gjatë seancës...

Lajmet e Fundit