22.9 C
Prizren
E martë, 22 Qershor, 2021

Qyteti i Prizrenit me rrjet elektrik nëntokësor në vlerë 600 mijë eurove

KEDS është duke realizuar një projekt madhor në qendrën historike të qytetit të Prizrenit. Atje, komplet rrjeti elektrik, po vendoset nën tokë. Kjo është bërë më dije me anë të një komunikate për medie nga KEDS-i.

“Kjo do të mundësojë që qytetit të vjetër të Prizrenit t’i kthehet pamja e merituar, pasi me dhjetëra shtylla do të largohen përfundimisht nga atje, së bashku me të gjitha kabllot, përfshirë të operatorëve kabllor”, është thënë në komunikatë.

Sipas kësaj komunikate, krahas qendrës, plani investiv parasheh që edhe rrugët përreth zonës turistike e deri tek Kalaja të bëhen me infrastrukturë të re energjetike nëntokësore. “Vlera e këtij investimi që kap shifrën e rreth 600 mijë eurove, krahas futjes së kabllove nëntokë, përfshinë edhe vendosjen e komplet stabilimenteve të reja në dy nënstacione që do të furnizojnë këto zona.

Përmes këtyre investimeve, do të mundësohet ngritje e kapaciteteve e cila do të ofrojë siguri në furnizim të qëndrueshëm dhe kualitativ për konsumatorët”.

Se këto investime që po realizohen në qendrën e Prizrenit janë të mirëpritura, e thotë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. “Këto punime që po zhvillohen në qendrën historike të Prizrenit nga ana e KEDS janë shumë të rëndësishme dhe të njëjtat do të krijojnë një pamje edhe më të bukur për qytetin tonë.”, u shpreh ai.

Ndërkaq, drejtori për Investime në KEDS, Hasan Oz thekson se ky është vetëm fillimi i investimeve të mëdha në rrjet në Prizren. “Ne besojmë se të gjitha vendet historike në Kosovë duhet të kenë rrjetin e rinovuar dhe tani koha është për Shadervanin e Prizrenit. Ky është hapi i parë i investimeve të mëdha në Prizren që do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme”, u shpreh Oz.

Investimet e KEDS në rrjet nëntokësorë janë duke vazhduar me intensitet të lartë edhe në qendra tjera të Kosovës, ku brenda një të ardhme të shkurtër, parashihet që të gjitha qendrat e qyteteve te përfitojnë nga investime të tilla.

 

Më Shumë

Kthen në bibliotekë librin e marrë para 80 vjetësh

Zyrtarët nga një bibliotekë e Ontario thanë se një libër i kthyer së fundmi ishte vonuar për 80 vjet, shkruan faqja e internetit notizie.it. Biblioteka...

Nisin hetimet për vdekjen e foshnjës në Duhël të Suharekës

Një foshnje e gjinisë mashkullore ka vdekur dje në fshatin Duël të Suharekës. Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së...

4 pacientë me Covid po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

63 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në kuadër të klinikave dhe spitaleve në Kosovë. Nga këta 63 pacientë prej tyre 22 janë konfirmuar...

Kurti: I bëra katër propozime në takimin me Vuçiqin, njëri ndër ta Këshilli Nacional për serbët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në takimin në Bruksel me delegacionin nga Serbia dhe përfaqësuesit e lartë të BE-së, i ka...

Një vit pa dasma, si do të organizohen ato këtë vit

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit kanë dhënë detaje për mënyrën se si do të mbahen dasmat këtë vit. Pas një kohë të gjatë u hap...

Zhduket një e mitur në Prizren

Një e mitur është raportuar e zhdukur në Prizren. Rastin në polici e ka lajmëruar nëna e saj e cila ka thënë se vajza është...

Vdekja e foshnjes 3 javëshe në Suharekë, flet Kryeprokurori i Prizrenit

Një foshnje 3 javëshe është sjellë dje pa shenja jete dje në Qendrën Emergjente në Suharekë. Mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës, ndërsa shkaqet...

Mot me diell, temperatura deri në 28 gradë

Gjatë këtyre dy ditëve vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. IHK njofton se kjo...

LDK, PDK e AAK konfirmojnë shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave, LVV pa asnjë zyrtarizim

Kur kanë mbetur më pak se katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, subjektet politike po vazhdojnë konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave. LDK,...

Serwer: Marrëveshja Kosovë – Serbi arrihet brenda disa muajsh

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, vlerëson se takimi i Brukselit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit  serb, Aleksandar Vuçiq, është një...

Bizneset akoma nën hije të pandemisë, ndihmat nga Qeveria të pamjaftueshme

Nga sektori i gastronomisë dhe hotelerisë, thonë se dëmet e shkaktuara nga pandemia akoma janë të parikuperueshme dhe se ndihmat nga Qeveria janë të...

Kylie Jenner rikthehet te ish i dashuri

Duket se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë rikthyer bashkë. Ata morën pjesë me vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi, në 72-vjetorin e Parsons Benefit...

Rinovohen 34 kulme për më shumë se 474 njësi banesore në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli vizituan banesat kolektive,...

“Çabej nuk bëri krime, si Koliqi!..”

Publikohet dokumenti nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) ku ndodhet diskutimi i Enver Hoxhës i mbajtur më...

Gjarpërinjtë në Prizren luftojnë kokë më kokë me njëri-tjetrin

Dy gjarpërinj janë hasur në rrugët e fshatit Billushë të komunës së Prizrenit. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje ku shihen gjapërinjtë që ishin të...

Finalizohet manuali, dasmat do të lejohen deri në këtë orë

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me manualin e organizimit të...

Lajmet e Fundit