12.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Një grup studentësh nga Diaspora shqiptare ka arritur në Kosovë

Studentë nga Diaspora shqiptareMinistri i Diasporës, Ibrahim Makolli, sot ka pritur një grup studentësh të rinj, shqiptarë, nga Suedia. Ky grup prej rreth 50 nxënës nga shkolla të ndryshme kanë ardhur nga komuna Angelholm, të udhëhequr nga drejtori i Gjimnazit në këtë komunë, Johan Elkefist.

Ata do ta realizojnë një ekskursion mësimor, me qëllim të njohjes më të mirë me bukuritë, trashëgiminë dhe vlerat historike të Kosovës.

Pasi u uroi mirëseardhje mysafirëve, ministri Makolli ndër të tjera theksoi mirënjohjen e Republikës së Kosovës për shtetin suedez që ka bërë të mundur që edhe kjo pjesë e komunitetit shqiptar ta ruajë gjuhën dhe kulturën e vet atje ku jeton.

“Fëmijët shqiptarë të Suedisë do të kenë rast të njihen me bashkëmoshatarët e tyre, me të cilët do të shkëmbejnë njohuri mes vete. Gjithashtu, gjatë këtij ekskursioni, ata do të njihen me pasuritë natyrore dhe trashëgiminë që ka Kosova”.

Makolli po ashtu tha se ata do ta kanë përkrahjen e vazhdueshme, lidhje më të mira me atdheun, në mënyrë që t’u krijohen kushte që në të ardhmen të mund të kthehen e ta japin kontributin e tyre në vendin e origjinës.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i gjimnazit në këtë komunë, Johan Elkefist, i cili tha se ndihej i kënaqur që ndodhej në Kosovë.

Në shenjë respekti për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit suedez, konkretisht të shkollës për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, ministri Makolli i dhuroi drejtorit pllaketin me Deklaratën e Pavarësisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fillon lyerja e shtyllave të ndriçimit publik në zonën qendrore të Prizrenit

Komuna e Prizrenit të hënën ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur aksion për mirëmbajtjen e infrastrukturës së ndriçimit publik, duke filluar...

30 vjet nga rënia e heroit kombëtar, Besim Ndreca

Sot më 3 maj janë bërë 30 vjet nga rënia në Malësi të Re të heroit kombëtar, Besim Ndreca. Patrioti mbetet një nga figurat më...

Lajmet e Fundit