13.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Një i ri në Prizren tenton t’i japë fund jetës pas një zënke në familje

Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në një shtëpi në rrugën “Hoxhë Tahsini” të Prizrenit, ku një i ri ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar sasi të madhe të medikamenteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur viktima u dërgua në spital pasi iu përkeqësua gjendja, si pasojë e konsumimit të barnave për qetësim. Burimet brenda Emergjencës në Prizren bënë të ditur për Sinjalin se viktima u dërgua në këtë qendër nga familjarët dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Pasi Policia është njoftuar lidhur me rastin, ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka marrë deklarata nga disa dëshmitarë, prej të cilëve është kuptuar se motivi i rastit është një mosmarrëveshje brenda familjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe është iniciuar rasti si ‘Vetëvrasje në tentativë’.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Prizren, aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë...

Ben Blushi promovon librin “Jam Mysliman” në Prishtinë

Në Prishtinë, do të promovohet libri “Jam Mysliman” i shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Ben Blushi, një vepër që ka ngjallur debat të...

Lajmet e Fundit