Një i vdekur e 2943 raste pozitive me COVID-19 të premten

Një person ka vdekur e janë regjistruar 2943 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ditën e premte, duke shënuar kështu rekord rastesh ditore që nga fillimi i pandemisë në vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar për koronavirus 11,563 persona.

Pozitiviteti i rasteve sipas MSH-së, është 25,45%.

Ndërkohë numri i rasteve aktive ka arritur në 12,396.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4467 vaksina anti-COVID. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, janë administruar në Kosovë 1,737,417 doza të vaksinës. Me dozë të dytë janë vaksinuar 799,939 persona, me dozë të tretë 4813 persona, ndërkaq me dozë përforcuese janë vaksinuar 44,183 persona.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit