8.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Shtator, 2021

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për aksidentin me fatalitet në rrugën Duhël-Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit me fatalitet më 26 qershor, D.SH.

Një masë e tillë është caktuar pas seancës dëgjimore, që është mbajtur të hënën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit e ka përpiluar dhe përfaqësuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Nazmi Krasniqi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të rrezikimit të trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6, dhe paragrafin1 të KPRK-së. Prokuroria kërkon që të njëjtit t’i caktohet masa e paraburgimit në bazë të nenit 187 nënpar.1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, ka deklaruar prokurori Krasniqi.

Sipas prokurorit Krasniqi, prokuroria ka vlerësuar që masa e vetme për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale dhe zbatimin e suksesshëm të kësaj procedure është paraburgimi.

Ndërsa, mbrojtësja e të dyshuarit D.SH, sipas autorizimit, avokatja Aurora Mulhaxha e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë, duke theksuar se masa në fjalë është shumë e rëndë dhe se në vend të sa, duhet të caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Me konstatimet e mbrojtëses së tij është pajtuar edhe i dyshuari në fjalë, duke e kundërshtuar kërkesën e prokurorit për caktimin e paraburgimit ndaj tij, si dhe duke shprehë keqardhje për rastin.

Më pas, gjykatësi i procedurës paraprake Njazi Morina ka caktuar për të dyshuarin masën e paraburgimit, e cila do të llogaritet nga 26 qershori 2021 dhe do të zgjasë deri më 25 korrik 2021.

Ndryshe, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, mbi caktimin e masës së paraburgimit të 27 qershorit 2021, D.SH. dyshohet se më 26 qershor 2021, rreth orës 15:20, në aksin rrugor, autostrada Duhël-Malishevë, kilometri i 49-të, nga pakujdesia ka shkelur ligjin për rregullat e trafikut publik, ka rrezikuar jetën e njerëzve.

Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, i pandehuri ishte duke drejtuar automjetin Kombi “Mercedes”, duke mos mbajtur shiritin e vetë qarkullues del në shiritin emergjent dhe me pjesën e parë të anës së djathtë të automjetit e godet drejtuesin e automjetit “Citroen”, i cili në momentin e aksidentit ishte në anën e majtë jashtë automjetit, e më pas godet edhe automjetin “Citroen” në anën e majt, i cili ishte ndalur në shiritin emergjent.

Në kërkesë thuhet se si rrjedhojë e fuqisë së përplasjes dhe tronditjes së rëndë humb jetën i dëmtuari N.A., ndërsa dëme të mëdha materiale pësojnë dy automjetet e përfshira në aksident.

Me këtë, ai dyshohet se ka kryer veprat penale “rrezikimit të trafikut publik” nga neni 370 paragraf 9, lidhur me paragrafin 6, dhe paragrafin 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Haskuka nuk startoi në dy zotime

122 projekte që u premtuan nga kryetarët aktual të komunave mbetën të pa realizuara. Për to sipas raportit të monitorimit të Institutit GAP, as...

Orët e humbura do të kompensohen

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci për lirimin nga pagesa për vijimin e mësimit në arsimin e lartë, tha se kjo...

Zidane mund të kthehet në Francë

Zinedine Zidane vazhdon të mbetet pa skuadër. Ish-trajneri i Real Madridit është përfolur se mund të marrë drejtimin e skuadrave të njohura evropiane, por...

Dy persona në Prizren rrahin një tjetër

Dy persona në Prizren, të mërkurën rreth orës 16:10, kanë rrahur një tjetër pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, raporton PrizrenPress Siç bëhet e ditur nga...

City dhe Tottenham në garë për yllin e Milanit

Manchester City dhe Tottenham po përgatiten për një duel në merkato për të rrëmbyer Theo Hernandez nga Milani. “Qytetarët” janë në kërkim të një mbrojtësi...

Haskuka në hapje të fushatës: Do ta fitojmë Prizrenin pa balotazh

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka është shprehur i...

The Sun: Tirana, vendi më i lirë për t’i kaluar pushimet

Gazeta britanike, “The Sun”, ka shkruar një artikull për vendet më të lira për pushime në Evropë, ku Tirana renditet e para në listë. “Tirana,...

Shitet klubi i njohur i Serie A, ja kush e bleu

Këto janë orë shumë të nxehta për shitjen e klubi të Genoa raporton SportMediset. Klubi me në krye, Enrico Preziosin, do ta sheshi ekipin te...

Nga 1 tetori arsimi i lartë publik pa pagesë – Kurti: Përfitues edhe studentët e vendeve të rajonit

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë të ditur se nga 1 tetori i këtij viti të gjithë ata që duan në studiojnë në...

FOTO/ Tifozët e Trepçës sulmojnë basketbollistin malazez të Prizrenit

Është zhvilluar ndeshja e Superligës së basketbollit të Kosovës në mes të Trepçës dhe Prizrenit -16. Skuadra nga Mitrovica fitoi këtë sfidë me rezultat 97-90. Një...

Prizren, burri sulmon fizikisht gruan e tij

Policia në Prizren ka arrestuar një person pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton PrizrenPress Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në...

Shtatë të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, shtatë persona kanë vdekur nga COVID-19. Ndërsa, nga 5,095 testime, 173 qytetarë kanë...

I gëzuar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është ndijë shumë i gëzuar që filmi "Pa Vend" ka fituar çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit...

Qeveria ndan 2 milionë euro për bursa në STEM dhe trajnime në TI

Rritja e punësimit është një ndër prioritet kryesore të qeverisë, e fitimi i aftësive të punës është kyç që të rinjtë e vendit të...

Forca të mëdha policore në veri, Njësia Speciale në kufirin Kosovë – Serbi

Forca të mëdha policore janë parë sot në mëngjes në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë...

Sot fillon fushata zgjedhore

Sot më 16 shtator në Kosovë fillon zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet lokale 2021. Pavarësisht rrethanave të krijuara nga COVID 19, fushata...

Lajmet e Fundit