4.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e të riut në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, të dielën, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të dyshuarit për vrasjen e një të riu në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar administratori i kësaj gjykate, Agron Zylfiu.

I njëjti bëri të ditur se rasti ka të bëjë me vrasjen e cila ka ndodhur të shtunën, rreth orës 14:00, në rrugën “Tranziti i ri” në Prizren.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj, tha se vrasja kishte ndodhur përderisa viktima dhe një dëshmitar kanë qenë duke lëvizur më një motor dhe janë goditur nga një veturë.

“Pas goditjes me veturë, të dyshuarit kanë dalur nga vetura dhe njëri nga ta e ka goditur viktimën me thikë në gjoks. Pas kryerjes së aktit dy të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, mirëpo fatkeqësisht ai ka vdekur”, ka thënë ai.

Sipas Osmanollajt dyshohet që deri tek vrasja ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme ndërmjet viktimës dhe të dyshuarve.

Më Shumë

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka dhënë Kuvendit të Kosovës një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të...

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Lajmet e Fundit