Ndihmë për Teatrin “Bekim Fehmiu”

Tetari Profesionist “Bekim Fehmiu” në Prizren është në krizë financiare.

Aktorët kanë mbetur pa paga.

Kryetar i Klubit të Afaristëve në Prizren, Liman Asllani, ka marrë një nismë për t’i dal në ndihmë financiarisht aktorëve të këtij tetari.

“Unë nga buxheti familjar, që nesër, do të paguajë në llogari të Teatrit “Bekim Fehmiu”, 500 euro, pasi që biznesi gjatë kësaj periudhe nuk pati aktivitete”, tha Asllani për “QendraPress”.

Ai, fton të gjithë kolegët që t’i dalin në ndihmë “Bekim Fehmiut”.

“Foj të gjithë kolegët, të cilët gati një dekadë mbajtën gjallë shumë aktivitete në Prizren, që ta mbështesin brenda mundësive Tetarin “Bekim Fehmiu”’.

Asllani kërkon nga drejtori i Tetarit “Bekim Fehmiu”, që të publikojë xhirollogarinë bankare.

“E lus drejtorin e Teatrit që të bëjë publike xhirollogarinë ku mund të transferohen mjetet financiare”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit