Një muaj paraburgim për gjobonin e Landovicës

I shet dhitë e edhat pa dijeninë e pronarit, paraburgim një muaj të pandehurit

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me iniciale L.L., e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 09.10.2017 nga ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më datën 09.11.2017.

I pandehuri me iniciale L.L., sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit,dyshohet se nga qershori i vitit 2017 e deri me datën 09.10.2017 në fshatin Landovicë – Komuna e Prizrenit, gjatë përfaqësimit apo kujdesit për interesat pasurore të personit tjetër, nuk përmbush detyrimet e tij ose i keqpërdor autorizimet e tij me qëllim që vetes apo personit tjetër t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshëm apo t’i shkaktojë dëm personit, interesat pasurore të të cilit ai i përfaqëson ose pasuria e të cilit është nën kujdesin e tij.

“… në atë mënyrë që i njëjti, në cilësi të bariut, ka punuar në firmën e dhive të të dëmtuarit S.K. dhe që nga qershori i vitit 2017 e deri me datën 09.10.2017 i ka shitur 51 copë dhi dhe 20 edha, të cilat i ka pasur nën mbikëqyrje, personave të ndryshëm”, thotë Gjykata Themelore e Prizrenit.

Me këtë veprim, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i besimit” nga neni 342 parag.1 të KPRK-së.

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Lajmet e Fundit