13.8 C
Prizren
E premte, 9 Qershor, 2023

Një muaj paraburgim për katër zyrtarët e Komunës së Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim katër zyrtarëve të Komunës së Suharekës.
“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 27.05.2015 në ora 15:00 dhe do të zgjasë deri me datën 27.06.2015”, njoftoi Gjykata Në Prizren.

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , pasi që në cilësinë e personave zyrtar kanë kryer veprat penale në dëm të stadiumit të KF “Ballkani”, e cila është në pronësi të Komunës së Suharekës.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike në Prizren në konsultim me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, dje ka arrestuar katër (4) persona të dyshuar dhe i ka intervistuar katër (4) të tjerë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, konflikt i interesit dhe uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

“Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka realizuar hetime disa mujore në Komunën e Suharekës lidhur me rastin e dëmtimit/uzurpimit të pronës shoqërore (stadiumit të qytetit KF ”Ballkani” Suharekë), ku ka gjetur prova të arsyeshme se zyrtarët komunalë duke e keqpërdorur detyrën zyrtare kanë kryer veprat penale duke lejuar uzurpimin e pronës shoqërore prej 50 metra katror dhe dëmtimin e stadiumit të qytetit me sipërfaqe prej 1.244 metra katror.

Personat e arrestuar janë:

1) M. E. mashkull k/shqiptar – 1959
2) F. E. mashkull k/shqiptar – 1954
3) S. B. mashkull k/shqiptar – 1963
4) K. F. mashkull k/shqiptar – 1960

Personat e intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt janë:

1) N. LL. mashkull k/shqiptar – 1982
2) R. F. mashkull k/shqiptar – 1951
3) H. M. mashkull k/shqiptar – 1958
4) B. K. mashkull k/shqiptar – 1985

Lidhur me rastin njësitet policore kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, me vendimin e të cilit katër personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa katër personat e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur...

Cristiano Ronaldo dëshiron të qëndrojë në Arabi

Cristiano Ronaldo këmbëngul se ai do të qëndrojë te Al-Nassr pavarësisht se flitet për rikthim te Real Madrid. Sulmuesi, 38-vjeç, hodhi poshtë thashethemet se dëshiron...

Lajmet e Fundit