Gjykata Themelore e Prizrenit – Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale P.K. për shkak të veprës penale vrasje në tentativë nga neni 178 e lidhur me nenin 28 par.1 të KPRK-së, si dhe për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
Shqiptimi është shqiptuar për shkake se i dyshimit me dashje ndërmerr veprime për kryerjen e vrasjes. Vepra, megjithatë nuk është kryer më 23.10.2017, rreth orës 17.20 minuta, në kateterinë “Kalaja” në Prizren por për shkake të mosmarrëveshjeve të mëhershme lidhur me pasurinë dhe pasi është sulmuar nga të dëmtuarit me iniciale H.D-1 dhe H.D-2 dhe R.S. shkon në shtëpinë e tij dhe pastaj kthehet në lokal me pistoletën model ,,Qeska Zbrojovka,, shtie në drejtim të tyre dhe e qëllon me armë të dëmtuarin R.S., pastaj me armën e njëjtë shtie në drejtim të dëmtuarit H.D.-1, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Të pandehurit e tjerë me iniciale H.D.-1 dhe H.D.-2 nga fshati Mushtisht Komuna e Suharekës ndaj tyre refuzohet kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit dhe ndaj të njëjtëve caktohet dorëzania A ashtu që secili prej është i obliguar të deponojë nga 4000 euro (gjithsejtë 8000 euro), ndërsa ndaj të pandehurit me iniciale R.S. nga Prizreni, refuzohet, tani për tani si e pabazë kërkesa e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e paraburgimit për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore përshkruar nga mjekët si në shkresat e lëndës.
Të pandehurit me iniciale H.D-1; H.D-2 dhe R.S.me datën 23.10.2017 rreth orës 17.20 minuta, në kateterinë ,,Kalaja,, , për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme rrethe pronës, me gota uji, filxhanë kafeje dhe thikë, e godasin në kokë dhe nëpër pjesë të ndryshme të trupit të dëmtuarin me iniciale P.K.
Me këtë veprim të pandehurit dyshohen se ka kryer në bashkëkryerje veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.1 dhe 5 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.