19.5 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

Një muaj paraburgim për të rinjtë që u përleshën në Malishevë

Gjykata e Gjakovës, dega në Malishevë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër personave A.P., A.T., I.P. dhe Sh.K., të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, gjatë të cilës janë përdorur edhe thika.

Prokuroria pretendon se në Dragobil të Malishevës, dy grupe të rinjsh janë përleshur mes vete.Përleshja ka rezultuar me vdekjen e A.Sh., i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Gjatë ditës së djeshme, përveç këtyre katër personave ishin arrestuar edhe disa të tjerë, mirëpo ndaj tyre Prokuroria nën dyshimin për vrasje kishte vendosur ta veçojë procedurën.Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për vendosjen e masës së sigurisë – paraburgimit.

Nga ana e Gjykatës paraburgimi është arsyetuar se nëse të njëjtit lihen në liri mund të ikin dhe mund të ndikojnë në dëshmitarë të rastit, gjëra që pengojnë zhvillimin normal të çështjes.Të rinjtë e paraburgosur janë nga mosha 17 deri në 19 vjeç.

Më Shumë

Peja dominon në Suharekë, siguron gjysmëfinalen

Peja ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pas fitores në ndeshjen vendimtare ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 82:70 në...

“S’duhen justifikime”, deputeti Gashi kërkon ndërhyrje urgjente për rrëshqitjet e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, për një segment të autostradës “Ibrahim Rugova”, mes Prizrenit dhe...

Lajmet e Fundit