16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Një muaj paraburgim për tentim vrasje një burrit në Prizren

Një burrit i është caktuar një muaj paraburgim për tentim vrasje për konteste pronësore në Prizren.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale I.M. nga Prizren, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 13.11.2017, nga ora 10:30 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 13.12.2017.

“I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 08.11.2017 rreth orës 13:20 minuta, në lagjen Arbana pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me pronën me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin me iniciale A.A., në atë mënyrë që me automjetin e tij Mercedes shkon në punëtorin e të dëmtuarit për të bërë me dije se ai dhe familjarët e tij nuk guxojnë me hy në parcelën kontestimore, deri sa nuk do të ketë një vendim nga Gjykata, me ç’rast në derë pret i mituri me iniciale E.A. dhe i pandehuri nga i mituri kërkon që ta thërras axhën dhe po sa i dëmtuari del i pandehuri drejtohet me fjalë fyese dhe e nxjerr pistoletën dhe nga një distancë prej një metër shtënë në drejtim të abdomenit duke e plagosur rëndë të dëmtuarin me iniciale A.A”, thuhet në komunikatë tw Gjykatws nw Prizren.

Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-RK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Zhduket policja nga Rahoveci

Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët. Rasti u konfirmua për...

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Lajmet e Fundit