13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Një përpilim dhe emërtim të ri për fjalorin e gjuhës shqipe

Fjalori është një libër me fjalët e një gjuhe ose me termat e një fushe të caktuar të shkencës, të teknikës a të një fushe tjetër, të cilat renditen sipas alfabetit dhe shpjegohen ose përkthehen në një gjuhë tjetër ose në disa gjuhë.

Kemi fjalor shpjegues ( narrativ ), terminologjik, etimologjik, historik, enciklopedik, fjalor drejtshkrimor. Të gjithë këta fjalorë kryejnë funksionin e tyre në fushat e tyre.

Në përpilimin e këtyre fjalorëve, marrin pjesë njerëzit profesionistë. Secili fjalorë na jep një ndihmesë se si duhet të shkruhet një fjalë si dhe ta dimë kuptimin e saj. Për përpilimin e fjalorit në rend të parë na duhet një punë serioze, e ngadalshme dhe e saktë. Në fjalor nuk duhet të ketë vend për gabime se kemi të bëjmë me një libër që kombi ynë do ta përdorë atë në të gjitha fushat.

Para pak kohësh lexuam se gjuhëtarët do ta përpilojnë një fjalor të ri të gjuhës shqipe. Ideja është e mirë, por neve na duket emërtimi FJALOR I GJUHËS SHQIPE është pak i gjerë. Këtë e themi se gjuha shqipe ka aq shumë fjalë që ende nuk janë dëgjuar në masat e gjera të popullit dhe për shumicën këto fjalë të brumit të shqipes janë të pakuptimshme. Megjithatë, me një punë serioze mund të bëhet edhe ky fjalor.

Ne parapëlqejmë që puna e tyre le të fillojë së pari me rregullimin e ABETARES. Në abetaren tonë kemi paqartësi te shkronjat dyshe. Aty na dalin shkronjat: DH (Dh), GJ (Gj), LL (Ll), NJ(Nj), RR ( Rr ), SH (Sh), TH (Th), NJ (Nj), ZH (Zh). Tani me këto dy fytyra të këtyre shkronjave nuk po dimë se cili variant duhet të përdoret për shkronjë të madhe !? Ky është një problem serioz. Këtu u tregua mosefikasiteti i punës i hartuesve të abetares. Çdo ditë u themi nxënësve se gjuha shqipe është më e vjetra, por këtë nuk po e dëshmojmë me fakte.

Prandaj, pyesim: si ta argumentojmë këtë kur në fjalorin e derisotshëm kemi 20% të fjalëve shqipe, e ato të tjerat janë të gjuhëve të huaja ? Ne e kuptojmë se fjalët e teknikës janë futur në fjalorin tonë, por kemi fjalë të tjera që i kemi të shqipes, e ne i marrim fjalët e huaja në përdorim. Ne mendojmë se kjo është e pambëhishme.
Me këtë mënyrë po e mbysim gjuhën tonë.

Shpresojmë të mos tolerohet kjo dukuri negative në fjalorin e ardhshëm. Për të ardhur deri te përfundimi i suksesshëm, jemi të mendimit që përpiluesit duhet të shkojnë nëpër fshatrat e Kosovës. P.sh. në Struzhe, në Opojë, në Has dhe në të gjitha fshatrat e tjera. Të gjithë duhet të dimë se djepi i fjalëve shqipe ruhet nëpër fshatra. Marrja e këtyre fjalëve bëhet prej plakave, pleqve dhe fëmijëve. Kjo kategori e njerëzve është e padjallëzuar, janë të sinqertë.

Për t’u bërë mirë kjo punë e fjalorit në stafin e përpiluesve duhet të jenë: morfologët, dialektologët, etimologët, fonologët, leksikologët, psikologët, sociologët, historianët, gjeografët. Të gjithë këta duhet të jenë të përgatitur mirë në aspektin profesional, që ne këtu nuk dyshojmë. Në hulumtimin e fjalëve duhet të shkojnë si të vegjël, për të marrë gjëra të mëdha dhe të vlefshme. Nëse shkohet me mendjemadhësi, nuk do të bëhet asgjë. Hartimi i fjalorit kërkon kohë dhe mbi të gjitha durim.

Gani Rudaj dhe Teuta A. Muji

Më Shumë

Plagoset një person afër Xhamisë në Dragash – Policia arreston të dyshuarin dhe jep detaje

Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Rasti ka ndodhur afër Xhamisë në këtë qytet të Kosovës. I dyshuari është identifikuar nga Policia...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit