Njeriu i afërt i Vuçiqit e pranon se UDB-ja ka vrarë Jusuf Gërvallën

Vrasja e Jusuf Gërvallës mbetet akoma një prej temave më të diskutuara si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

 

E derisa autoritetet e regjimit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, heshtnin karshi kësaj vrasje, së fundmi një ish-UDB-ash, përkatësisht Bozha Spasiq ka qenë i ftuar në një debat televiziv në Serbi, ku ka folur haptazi për këtë çështje.

Njeriu i afërt me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, madje tregoi në detaje se si është realizuar operacioni për vrasjen e babait të ministres aktuale të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz.

Sipas Bozhës, Jusufi me shokët që ishin në ekzil – pra të përndjekur nga sistemi i atëhershëm i Millosheviqit, ishin kinse përgjegjës për shumë operacione brenda Kosovës, dhe pasi që ata kishin shkuar në Evropë që sipas të besuarit të Vuçiqit i ishin shmangur drejtësisë, atëherë UDB-ja serbe kishte vendosur të reagojë duke i likuiduar.

E pas publikimit të një pjese të kësaj interviste, ka pasur reagime të ashpra, e ndër ta është edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla e cila ka shkruar në Twitter se kjo intervistë do të duhej të shërbente si provë në Tribunalin e Hagës për Krime Lufte.

Më Shumë

Goditet nga vetura një person në Prizren, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet pasditen e djeshme në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së...

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë...

Lajmet e Fundit