8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Nobelisti hetohet për Ataturkun

Prokuroria në Smirna, ka nisur hetimet mbi romanin e fundit të shkrimtarit nobelist turk, Orhan Pamuk, për fyerjet e supozuara që përmban teksti, kundër themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Hetimi u hap pas ankesës së avokatit të Tarcan Uluk, sipas të cilit “Veba Geceleri” (“Netët e murtajës”) përmban jo vetëm fyerje ndaj Ataturkut, i konsideruar si krim në Turqi, por edhe gjuhë urrejtjeje.

Ankesa që shkaktoi hetimin i referohet edhe disa deklaratave lidhur me kurdët dhe armenët, që Pamuk, i publikoi në një gazetë zviceriane dhe për të cilat, ai ishte në gjyq në të kaluarën, me akuza të ngjashme.

“Pamuk, nxiti urrejtje ndëretnike dhe ndjenja armiqësie, pasi kishte folur për vdekjen e një milion armenëve dhe 30,000 kurdëve të vrarë, midis fundit të Perandorisë Osmane dhe në vitet pas themelimit të Republikës më 1923”, – është aktakuza.

Por, nobelisti i ka mohuar ato: “Unë nuk kam shkruar asgjë që ka implikime me Ataturkun dhe nuk i pranoj akuzat”, – i deklaroi shkrimtari prokurorit, sikur raportojnë mediet turke.

Në Turqi, përbuzja ndaj Mustafa Kemal Ataturkut, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Orhan Pamuk – shkrimtari, akademiku dhe eseisti turk, u lind më 7 qershor 1952 – fitues i çmimit “Nobel” për letërsinë, më 2006.

Pamuk ka lindur në Stamboll, në një familje e cila ishte, siç thotë ai vetë “me orientim euro-perëndimor” (për ndryshimin nga e vjetra osmane). Studioi arkitekturë dhe merret me pikturë, më pas e braktis arkitekturën (pas tri vitesh) dhe fillon gazetarinë, duke u diplomuar më 1976. Jetën e tij dhe përshtypjet i përshkruan me detaje, në veprën autobiografike “Stambolli: qytet i kujtimeve”.

Romanet e tij, përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, shpesh peshojnë mes përrallës dhe realitetit, dhe pasqyrojnë Turqinë e djeshme e të sotmeËshtë autori i parë turk, i cili merr Nobelin për letërsi, me motivacionin: “në kërkimin e shpirtit melankolik të qytetit të tij të lindjes, ka zbuluar simbole të reja për të pasqyruar përplasjet dhe lidhjet midis kulturave të ndryshme”.

Mënyra e shkrimit të tij paraqet tensionet mes kulturës së Lindjes dhe Perëndimit, traditën dhe modernen, Islamin dhe sekularizmin brenda shoqërisë turke. Këto tema janë mbizotëruese në të gjitha veprat e tij dhe në qendër, gjithçka është një ndjenjë konfuzioni dhe humbje identiteti, si dhe një lloj melankolie ose hüzün-i, që është një karakteristikë përcaktuese e Stambollit dhe banorëve të tij./Konica.al

Më Shumë

Rahoveci shënoi 26-vjetorin e daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc

Ish-veprimtarë të çështjes kombëtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të skenës politike, kujtuan daljen e parë publike të UÇK-së në Zonën...

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Lajmet e Fundit