4.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Nuk fitoi dot betejën me COVID-19, vdes këngëtari i njohur

Këngëtari i njohur, John Davis, i cili ishte pjesë e grupit të famshëm “Milli Vanilli”, ka vdekur në moshën 66-vjeçare si pasojë e koronavirusit.

Davis interpretoi “Girl You Knoë It’s True” të albumit të vitit 1989, ndërsa së bashku me Fabrice Morvan dhe Rob Pilatus, grupi shiti më shumë se 30 milionë kopje.

Vajza e Davis, foli për vdekjen e të atit, ku kërkoi dhe një ‘duartrokitje të fundit’ në nder të tij.

“Ai bëri shumë njerëz të lumtur me të qeshurën dhe buzëqeshjen e tij, shpirtin e tij të lumtur, dashurinë dhe veçanërisht përmes muzikës së tij”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Lindur në Karolinën e Jugut, Davis u transferua në Gjermani dhe vokali i tij, nëse jo identiteti i tij, u bë i njohur në të gjithë botën si pjesëtar i “Milli Vanilli”. Në vitet e mëvonshme, ai performoi së bashku me Morvan si pjesë e projektit të tyre “Face Meets Voice”.

“Milli Vanilli” ishte një dyshe gjermano-franceze e zhanrit R&B. Grupi u themelua nga Frank Farian në 1988 dhe përbëhej nga Fab Morvan dhe Rob Pilatus.

Albumi u bë një hit në të gjithë botën, duke shitur 11 milion kopje, i nxitur nga kënga e tij titull dance-pop dhe ajo vijuese “Blame It On The Rain” dhe “Babe Don’t Forget My Number”.

Më Shumë

Zymi i Hasit merr Planin e Menaxhimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Ministrja Saranda Bogujevci ka nënshkruar vendimin për miratimin e Planit të Menaxhimit për fshatin Zym të Hasit, duke shënuar një hap të rëndësishëm për...

Kurti: Humbja e Asllan Musliut, plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një vizitë ngushëllimi në Prizren tek familja e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Asllan Musliu, i...

Lajmet e Fundit