17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Nuk hiqet testi, ulen kriteret

testiiiiiiiPër çdo vit më shumë se gjysma e maturantëve mbesin pa diplomë të shkollës së mesme. E gjithë kjo si pasojë e moskalueshmërisë së testit të maturës që ata i nënshtrohen e të cilin e organizon për çdo vit Ministria e Arsimit.

Gjatë tri viteve të fundit rreth 50 për qind e nxënësve të cilët kanë hyrë në këtë provim nuk e kanë kaluar atë. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit kalueshmëria më e vogël e nxënësve shënohet gjatë afatit të parë të Testit të Maturës pra atij të qershorit, ku për çdo vit më shumë së pesëdhjetë për qind të studentëve të cilët i nënshtrohen këtij provimi nuk e kalojnë atë.

Në vitin 2012 në afatin e qershorit kanë kaluar rreth 47 për qind e maturantëve, ndërsa po të njëjtin vit, por në afatin e dytë atë të gushtit rreth 72.3 për qind e kanë kaluar provimin gjë e cila dëshmon për diferencën në mes të afatit të parë me atë të dytit, si dhe për parregullsitë që mund të jenë bërë gjatë procesit të testimit./tribuna/

Më Shumë

27 vjet nga Masakra e Pastaselës, kujtohen 106 viktimat e pafajshme

Sot janë bërë 27 vjet nga Masakra e Pastaselës së Rahovecit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosova, ku më 31...

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Lajmet e Fundit