-1.5 C
Prizren
E diel, 7 Mars, 2021

Nuk ka koalicion me NISMAn, PDK hyn e vetme në zgjedhje

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vendosur që në zgjedhjet e 14 shkurtit të garojë e vetme si subjekt politik, pra pa koalicione parazgjedhore. Edhe pse u diskutua se mes PDK’së dhe partisë Nisma Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj, Gazeta Express merr vesh nga burime të saj se ka pak gjasa për koalicione të mëdha në këto zgjedhje, përfshirë këtu edhe koalicionin me Nisman. Ndërkohë kanë mbetur pak më shumë se një orë deri tek mbyllja e aplikimit për koalicione parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi ka thënë për Express se do të vazhdojnë bashkëpunimin me partitë e vogla që kanë pasur bashkëpunim tradicionalisht, me kusht që të njëjtat të garojnë në listën e PDK’së.

“Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë vetëm nën siglën dhe logon e saj PDK. Kjo nënkupton se ne nuk do të kemi marrëveshje me partitë tjera për ndonjë koalicion parazgjedhorë. Mirëpo, PDK do të vazhdojë bashkëpunimin me partitë e vogla që tradicionalisht kemi bashkëpunuar, e që do të garojnë në listën e PDK-së”, ka thënë Bytyçi për Express.

Por, gazeta Express merr vesh nga burime të saj se ka pak gjasa për koalicione të mëdha në këto zgjedhje, përfshirë këtu edhe koalicionin me Nisman.

Sipas këtij burimi, nuk do të ketë kurrfarë koalicioni me partinë NISMA në këto zgjedhje dhe PDK do të jetë shumë e hapur për bashkëpunim me të gjitha partië pas zgjedhjeve.

Gazeta ka provuar sot gjatë tërë ditës që të marr një qëndrim edhe nga Nisma Socialdemokrate, lidhur me çështjen e koalicionit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në telefonata.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Express se partitë poltike të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet të njoftojnë KQZ-në deri më datë 12 janar dhe deri në orën 18:00

“Partitë politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet të njoftojnë KQZ-në deri më datë 12 janar dhe deri në orën 18:00. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme koalicioni mund të përbëhet vetëm nga partitë politike”, ka thënë më tutje ai për Express.

Më tutje Elezi ka konfirmuar se deri më tani në KQZ janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje në koalicion.

“Deri më tani janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit nga radhët e komuniteteve: Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG)”, ka deklaruar Elezi.

Elezi ka folur edhe për disa rregulla të cilat duhet t’i kenë parasysh partitë politike.

“Partitë politike të cilat nuk e njoftojnë KQZ-në se do të garojnë në këto zgjedhje si koalicione, ato nuk mund të aplikojnë për certifikim dhe të garojnë si pjesë e koalicionit pas afatit të paraparë. Po ashtu, partitë politike që deklarohen se do të garojnë në emër të koalicionit, pas datës 12 janar nuk mund të garojnë si të vetme në zgjedhje”, ka thënë ai.

Më tutje, zëdhënësi i KQZ-së tha se partia politike e cila tërhiqet nga koalicioni pas datës 12 janar, nuk mund të garojë si e vetme dhe as të lidhë koalicion me ndonjë parti tjetër.

“Partia politike e cila tërhiqet nga koalicioni pas datës 12 janar, nuk mund të garojë si e vetme dhe as të lidhë koalicion me ndonjë parti tjetër. Ndërsa, pjesa tjetër e atij koalicioni mund të marrë pjesë në zgjedhje. Gjithashtu, të gjitha partitë e regjistruara që vendosin të marrin pjesë në zgjedhje, duhet që të nënshkruajnë formularin e pëlqimit të koalicionit”, ka deklaruar Elezi.

Kujtojmë që ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e ka caktuar 14 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. /Gazeta Express/

Më Shumë

Dy të vdekur në dy aksidente të ndryshme në Malishevë

 Një fëmijë dhe një shofer kanë vdekur në dy aksidente të ndara që kanë ndodhur sot në Komunën e Malishevës. Një gjë e tillë është...

Vendos gjykata franceze: Dënohet me burgim ish-presidenti Sarkozy

Është dënuar me burgim ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, raportojnë mediat ndërkombëtare. Sarkozy është akuzuar për korrupsion dhe shkelje financiare të fushatës. Ndërkohë nuk janë bërë të...

Sërish lëndohet Strakosha

Lazio vijon përgatitjet për transfertën me Juventusin, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje, teksa portieri shqiptar Thomas Strakosha është ndalur sërish për shkak...

Covid-19: Dy të vdekur në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç),...

Japonia kërkon nga Kina që ta ndërpresë testin anal për Covid-19 ndaj qytetarëve të saj

Japonia i ka kërkuar Kinës që të mos u marrë mostra nga zorra e trashë qytetarëve të saj, kur ata të futen në shtetin...

Vetëaksident në Suharekë, lëndohen pesë persona

Policia ka njoftuar se një vetëaksident ka ndodhur në Suahrekë. I dyshuari mashkull kosovar ka qenë duke e ngasur automjetin e tij, dyshohet nga pakujdesia...

Lajçak vjen me pesë porosi në Kosovë, tregon kur do të vazhdojë dialogu

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pasur disa porosi për skenën politike në vend pas takimit me u.d e presidentit Vjosa...

Quni e citon Ajnshtajnin në prag të zgjedhjeve të LDK’së: Lider është ai i cili, nga rrëmuja sjell thjeshtësi

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Anton Quni, njëherësh edhe pretendues për postin e kryetarit të këtij subjekti politik në zgjedhjet e brendshme të 14...

Kryetari Bali Muharremaj e pi kafen e mëngjesit me punëtorët e Ekoregjionit

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj përmes një fotografie të postuar ka treguar se kafën e mëngjesit e ka pirë me punëtorët e...

Miliarderi japonez kërkon tetë persona për të udhëtuar bashkë drejt Hënës

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, ka ftuar tetë njerëz t’i bashkohen në udhëtimin drejt Hënës me fluturimin e anijes “SpaceX” të Elon Muskut. “Dua njerëz nga...

Shkarkimi i Mourinhos, mund t’i kushtojë 35 milionë euro Tottenhamit

Shkarkimi i trajnerit, Jose Mourinho, mund t’i kushtojë një shumë të konsiderueshme parash ekipit të Tottenhamit. Mediat angleze kanë raportuar të dielën se drejtuesit e...

Përbërja e grupit të ri parlamentar të PDK-së, asnjë deputet nga Prizreni

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka fituar 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar emrat e kandidatëve...

Real Madridi shpreson ta shesë Balen

Forma e mirë e uellsianit Gareth Bale që po e tregon te Tottenhami, mund të bëjë që sulmuesi të mbetet të Londër edhe pas...

Prizreni në zonën e verdhë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot deri më 12 mars, 14 komuna do renditen në zonë të kuqe. Komunat janë: Zveçani, Mitrovica e...

97 të vdekur nga Covid-19 gjatë muajit shkurt

Në muajin shkurt janë regjistruar 97 të vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 8559 raste pozitive me koronavirusin e ri. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare...

Hajrulla Çeku: Bëmë histori në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kandidati i LVV-së nga Prizreni Hajrulla Çeku ka marrë...

Lajmet e Fundit