30.3 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Nxënësit në Suharekë, presin e palojnë drutë e shkollës (Video)

Janë gjithsej 120 metra dru. Me to do të ngrohen nxënësit e stafi i shkollës teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë. Por, kësaj pune u desh që t’ia bëjnë hyzmetin vetë nxënësit.

Sipas një videoje amatore, gjatë orës se Edukatës Fizike ata u morën me prerjen dhe palimin e druve, ani pse përmasat e tyre duken të mos jenë fort të vogla.

Megjithatë, sipas drejtorit, rreth 30 nxënës e kërkuan vetë një gjë të tillë, ndërsa mohon ta ketë obliguar dikë për këtë punë.

Të të njëjtit mendim janë edhe në komunën e Suharekës, që pohuan fjalët e drejtorit.

Meqë punën me drutë e kryen nxënësit e paradites, atyre të pasdites u ngeli të luajnë gjatë orës së Edukatës Fizike.

Kjo nuk është hera e pare që televizioni ka raportuar për angazhim të fëmijëve në punët që u takojnë punëtorëve teknikë. Një rast i ngjashëm, me filloristët, kishte ndodhur tek shkolla “Abdyl Frashëri” në Prizren. /Klan Kosova/

Më Shumë

Kapen nga radari e nuk njoftohen, kosovarët ndëshkohen me gjoba me kamatë

Shumë qytetarë të Kosovës që udhëtojnë për Shqipëri janë ankuar se për gjobat që i marrin gjatë udhëtimit të tyre në Shqipëri përmes radarëve,...

Mungon njëri i akuzuar, shtyhet gjykimi në rastin “Kobra”

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Burim Mazreku, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tij,...

Lajmet e Fundit