Nxënësit nga Bosnja e Hercegovina po qëndrojnë në “Loyola-Gumnasium” të Prizren

“Loyola-Gumnasium” në Prizren, ka mirëpritur sot nxënësit nga Bosnja e Hercegovina në kuadër të projektit “Supershkollat”.

Njëmbëdhjetë nxënës dhe dy mësimdhënës të Gjimnazit Françeskan të Visokos nga Bosnja e Hercegovina, do të qëndrojnë në këtë shkollë deri më 12 nëntor, si pjesë e projektit të shkëmbimit “Supeshkollat”, ku marrin pjesë nxënës të Ballkani Perëndimor.

Ky projekt i cili menaxhohet nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe financohet nga një konsorcium i donatorëve synon nxitjen e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në mes nxënësve të rajonit tonë, duke e vënë theksin në ndërtimin e paqes dhe të mirëkuptimit.
Gjatë kësaj kohe, nxënësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në punëtori të ndryshme, të drejtuara nga mësimdhënësit tanë, në lidhje me ndërtimin e paqes, zgjidhjen e konflikteve, menaxhimin e emocioneve, dialogun ndërkulturor etj.

Përveç kësaj, nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë rreth kulturës, traditës, historisë dhe gjuhës së njëri-tjetrit, me qëllim të përafrimit të lidhjeve mes bashkëmoshatarëve të Ballkanit dhe nxitjes së marrëdhënieve të shëndosha dhe të sinqerta. Ne, si institucion, jemi të lumtur që kontribuojmë në procesin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të shëndosha në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor./PrizrenPress.com/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Më Shumë

PDK në Prizren nis fushatën me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së...

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Lajmet e Fundit