21.8 C
Prizren
E martë, 23 Korrik, 2024

Prizren/ Trajtimi efikas i lëndëve sipas planeve të KGJK-së

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren,  Shpresa Emra, ka pritur në takim zëvendëskryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Qerim Ademaj, kryetarin e Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjyqtarin Afrim Shala, ekspertin nga USAID, John Ferry dhe anëtarin e KGJK-së, Fidan Hoxha.

Kryetarja e Gjykatës, ka njoftuar përfaqësuesit e KGJK-, dhe të pranishmit me gjendjen e këndeve në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe degët Suharekë & Dragash, dhe punën e Gjyqtarëve dhe stafit mbështetës për zbatimin e planeve strategjike të KGJK-së, në trajtimin e rasteve.

Kryetar i Komisionit Shala sqaroi se Komisioni për monitorimin e planeve strategjike të KGjK-së ka në fokus monitorimin e rasteve më të vjetra se 24 muaj, të rasteve që kthehen në rigjykim dhe të atyre me prioritet. Monitorimi do të përfshijë secilin rast të tillë dhe punën e secilit gjyqtar.

Zëvendëskryesuesi i KGJK-së, ka kërkuar angazhim shtesë dhe punë efikase të trajtimin e lëndëve konform planeve strategjike.

Në takim u theksua edhe domosdoshmëria që rastet e kthyera në rigjykim të mos trajtohen si lëndë të reja.

Në anën tjetër eksperti nga USAID, John Ferry inkurajoi gjyqtarët që të përfillin dhe zbatojnë planet e tilla, pasi që ato jo vetëm që rrisin efikasitetin e gjyqësorit, por ua lehtësojnë edhe vet gjyqtarëve procesin e vendimmarrjes.

Në këtë takim, morën pjesë udhëheqësit e Departamenteve, gjyqtarët e Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe Civil dhe mbikëqyrësja e degëve në Suharekë & Dragash.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi për vitet 2022-2025, si dhe sfidat që rrjedhin nga ky Plan Strategjik.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Futbolli në zi, vdes portieri i Barcelonës

Portieri i ri i Barcelonës Guayaquil, Justin Cornejo, ka humbur betejën me jetën në orët e para të ditës së sotme i cili ishte...

Kërcënohet një gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prizren

Është kërcënuar një gjyqtar i Gjykatës i Themelore në Prizren. Kërcënuesi ishte duke u gjykuar dhe ka kanosur gjyqtarin e rastit. Meqenëse ishte duke vuajtur dënimin...

Lajmet e Fundit