15.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Obama: S’do të jem pjesë e administratës Biden – do të më braktisë gruaja

Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama nuk do të pranojë një vend në administratën e ish-zëvendës presidentit të tij dhe tani president i zgjedhur Joe Biden.

Në një intervistë sot për CBS, duke iu përgjigjur pyetjes se si do ta ndihmojë Biden kur ai të marrë detyrën në janar, ai tha se Biden nuk ka nevojë për këshillën e tij.

“Unë do ta ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme. Nuk e kam ndërmend të filloj papritmas të punoj si një anëtar i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë ose diçka si kjo,” tha Obama.

I pyetur nëse do të merrte parasysh një post në administratë, ai tha se nuk do të bënte kurrë disa gjëra pasi gruaja e tij Michelle do ta linte menjëherë.

Më Shumë

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës,...

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Lajmet e Fundit