3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Obama: Sulmet në Paris nga njerëz të egër

Menjëherë pas sulmeve të cilësuara si terroriste në Paris, të premtën mbrëma, ka reaguar përmes një konference për media nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

“Sulmet në Paris janë një përpjekje nga njerëz të egër për të terrorizuar civilë të pafajshëm. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përherë në krah të Francës në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe do të bëjnë gjithçka mundet për të dërguar terroristët përpara drejtësisë”, është shprehur Obama në fjalimin e tij.

Obama ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë në lidhje me autorët e këtyre sulmeve në Paris, por ka njoftuar se në mënyrë urgjente edhe autoritetet amerikane kanë përshkallëzuar masat e sigurisë kryesisht në mjetet e transportit publik dhe infrastrukturën më të rëndësishme në vend, ashtu sikurse edhe shfaqjet publike, për shkak të ngjarjeve të fundit në Paris.

Një zyrtar amerikan tha se agjencitë amerikane janë duke monitoruar çdo event publik, si dhe ambasaën amerikane në Paris, ndërkohë që edhe Sekretari John Kerry është duke monitoruar situatën mbi identifikimin e mundshëm të ndonjë shtetasi amerikan mes viktimave.

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Lajmet e Fundit