14.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

OBSH-ja vlerëson se nuk ka nevojë për masa shtesë të izolimit në Evropë

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se masat e reja të izolimit në vendet evropiane nuk janë të nevojshme.

Këto vende po shënojnë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri, kryesisht për shkak se njerëzit po kthehen nga udhëtimet e pushimeve.

“Ne mund ta menaxhojmë virusin dhe ta mbajmë ekonominë të funksionojë”, tha Hans Kluge, kreu i degës evropiane të OBSH-së, shkruan Rel.

Italia, Franca, Spanja dhe Gjermania janë ndër vendet ku është shënuar rritje numrit të rasteve me koronavirus.

Italia regjistroi 845 raste të reja më 20 gusht, numri më i lartë i rasteve ditore që nga muaji maj. Franca raportoi 4.700 raste, ndërsa Gjermania raportoi 1,707 raste, numri më i lartë që nga muaji prill.

Sidoqoftë, numri i rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara është akoma shumë më i lartë se në Evropë.

Autoritetet raportuan për 46.000 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 5,575,323.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me seli në SHBA, në gjithë botën numri i të infektuarve ka arritur në mbi 22 milionë.

Më Shumë

Kurti: I kuptojmë shqetësimet e ndërkombëtarëve, por kemi edhe obligime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të vendit. Kurti, në një postim në Facebook, ka thënë se i...

Vdes një person në Prizren, rrëzohet nga skelet ndërsa ishte duke punuar

Një person  ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në Prizren. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit