20.7 C
Prizren
E premte, 29 Gusht, 2025

Opozita akuzon Komunën se deshi ta fsheh skandalin ‘Bytyc’

Prizren-shtepia bardheSuspendimi i drejtorit të Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave, Mehmet Bytyc, nga kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, shihet si vendim i vonuar dhe tendencë për fshehje të këtij skandali, raporton KTV.

Drejtori Bytyc, i cili dyshohet për ngacmim seksual në zyrë, ishte arrestuar me datë 21 të këtij muaji, derisa vendimi për suspendimin e tij është marrë disa ditë më vonë.

Sipas Zafir Berishës, ky skandal i radhës tregon se zyrat e Kuvendit Komunal të Prizrenit po përdoren si bordele. Berisha ka deklaruar se kryetari Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorët e tij kanë tentuar ta fshehin këtë skandal.

Mirëpo zyrtarë të Komunës së Prizrenit nuk dëshirojnë të flasin për këtë çështje. Zëdhënësi i kësaj komune, Ymer Berisha, ka thënë përmes telefonit se kjo është çështje e ndjeshme dhe nuk duan të flasin.

Kurse zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazer Berisha, ka konfirmuar se drejtori Mehmet Bytyc ishte arrestuar më 21 korrik dhe tani gjendet në arrest shtëpiak.

Drejtori Mehmet Bytyc është arrestuar nga njësia për trafikim me qenie njerëzore nën dyshimin e bazuar për abuzim seksual me një të mitur.

Më Shumë

Në prag të nisjes së shkollës nxënësit nisin përgatitjet, Kukësi shpesh zgjedh Prizrenin për blerje

Pasi hap njësinë e tij tregtare, Arben Istrefi, njëri prej tregtarëve në Kukës, rreshton dhe synon të shesë artikujt e parë në këtë periudhë...

Limaj me uniformë të veteranit bën homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe bashkëpunëtorë,...

Lajmet e Fundit