6.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Opozita do të porpozoj rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë (Video)

Rezoluta e propozuar nga PDK ku do të dënohej gjenocidi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë vazhdon të mbetet në sirtarët e Kuvendit të Kosovës.

Edhe pse kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi dhe nënkryetari, Kadri Veseli, ishin zotuar se shumë shpejtë Kuvendi i Kosovës do të votojë këtë rezolutë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ndërkohë, duarkryq nuk ka qëndruar opozita e cila është në përgatitje e sipër të një rezolute më të cilët do të kundërshtohej rezoluta e PDK-së.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se nxjerrja e një rezolute nga ana e Kuvendit të Kosovës, ku do dënohej gjenocid serb është shumë më rëndësi.

Sipas tij, i takon secilit institucion, por edhe qytetarëve të Kosovës, të cilët janë dëmtuar në njerëz apo në pronë qe të ngrisin procedura penale kundër keqbërësve serb.

Ndërkohë, Glauk Konjufca nga LVV, thotë që opozita është duke punuar në përgatitjen e një kundër rezolute e cila sipas tij do të jetë rezoluta e vërtetë, pa lajka politike. /Tribuna Channel/

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Lajmet e Fundit