11.5 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Opozita pranon Qeveri teknike dhe pezullim të marrëveshjeve

Derisa partnerët e koalicionit qeverisës kanë ngulur këmbë që të mos tërhiqen nga marrëveshjet e 25 gushtit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, edhe subjektet politike opozitare vetëm sa po e përforcojnë pozicionimin e tyre kundërshtues, duke u zotuar se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë zhvillimin e punimeve të Kuvendit të Kosovës, derisa ekzekutivi nuk përmbush kërkesat e tyre.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i ka deklaruar gazetës Kosova Sot se fillimisht është obligim moral dhe nacional i kësaj Qeverie që të tërhiqet plotësisht nga marrëveshjet, e më pastaj të hapet diskutimi për të gjitha format e kthimit të normalitetit të jetës në vend dhe në institucione, të Kuvendit dhe të Qeverisë, qoftë dhe për Qeveri teknike deri në zgjedhjet e reja.

“Ne ritheksojmë se qëndrojmë fuqishëm para kërkesave tona, që janë plotësisht në përputhje me interesin nacional të këtij shteti, se është obligim moral dhe nacional i kësaj Qeverie, që të tërhiqet nga këto dy marrëveshje, të cilat e dëmtojnë rëndë interesin e shtetit të Kosovës, ndërsa për proceset e tjera, edhe për zgjedhje të parakohshme, do të kishte mundësi që edhe për shkak të degradimit të deritanishëm qeverisës në Kosovë, të merrej vendimi edhe për shpalljen e zgjedhjeve të reja”, u shpreh Isufi.

Sekretari i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, thotë se fillimisht zbatimi i këtyre marrëveshjeve duhet të ngrihet e më pastaj do të formohej një Qeveri teknike, e cila do të përgatiste përgatitjen e zgjedhjeve. Sipas tij, kjo zgjidhje do të ishte e pranueshme dhe e mundshme.

“Fillimisht zbatimi i këtyre marrëveshjeve duhet të ngrihet. Më pastaj do të formohej një Qeveri teknike, e cila do të përgatiste përgatitjen e zgjedhjeve, duke pamundësuar vjedhjen e votës. Kjo zgjidhje natyrisht do të ishte e pranueshme dhe e mundshme, por në asnjë rast kësaj Qeverie nuk duhet t’i lejohet vazhdimi i bisedimeve me Serbinë, as implementimi i këtyre marrëveshjeve”, tha Bilall Sherifi për Kosova Sot.

Më Shumë

Coftinari kokëbardhë i lëshuar sërish në habitatin e tij natyror në Parkun Kombëtar “Sharri”

Një individ i llojit të shpendit Coftinari kokëbardhë (Gyps fulvus), i njohur ndryshe si Shkaba, është rehabilituar dhe lëshuar sërish në natyrë pas një...

Kardiologjia Invazive në Spitalin e Prizrenit realizoi 82 procedura të pavarura brenda dy muajve

Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit ka shënuar një hap të madh në ofrimin e trajtimit modern për pacientët me...

Lajmet e Fundit