8.4 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Opozita s’ka numra për seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi Kosoves14-08Për shkak të mungesës së numrave partitë opozitare nuk do të mund të thirrin seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka dëshmuar edhe iniciative e grupit parlamentar e AAK-së për të debatuar për çështjen e migrimit ilegal, e cila i ka mbledhur gjithsejtë 35 nënshkrime.Përderisa për një seancë të jashtëzakonshme kërkohen dyzet vota (nënshkrime), partitë opozitare i kanë tridhjetë e tri sosh.

Monitoruesi i punës së Kuvendit nga KDI-ja, Driton Selmanaj, ka thënë për “Epokën e re”, se mungesa e numrave do t’i krijojë telashe opozitës për ta luajtur rolin e saj gjatë kësaj legjislature.

“Në Kosovë kemi një opozitë të dobët sa iu përket numrave dhe roli i sa mund të jetë më shumë pikëpyetje në monitorimin ose në mbikëqyrjen e Qeverisë së Kosovës. Për demokracinë ky nuk është lajm i mirë sepse opozita konstruktive është ajo e cila realisht tregon për nivelin e demokracisë në një vend. Meqë dy partitë më të mëdha e qeverisin vendin, pra kanë shumicë absolute, do ta lënë në hije bllokun e partive opozitare. Kjo është e dëmshme për demokracinë”, ka thënë Selmanaj.

Më Shumë

Ballkani triumfon në Gjilan dhe vazhdon kryesimin

Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2. Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët, të cilët pas vetëm tre minutash...

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit