Osmani niset për në Turqi për inaugurimin e Erdoganit

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të homologut të saj turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas njoftimit, në ceremoninë e inaugurimit, Osmani do të shoqërohet nga Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, ku do të jenë krah krerëve të tjerë të shteteve nga e gjithë bota.

“Presidentja Osmani ditë më parë, ka uruar Presidentin Erdogan në emër të popullit të Republikës së Kosovës për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se të dielën e kaluar, Recep Tayyip Erdogan ka fituar garën presidenciale në balotazh ndaj kundërkandidatit, Kemal Kilicdaroglu.

Erdogan kishte 52.14 për qind të votave në balotazh ndërsa Kilicdaroglu mori 47.86 për qind.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit