32.5 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Osmani: Të zhdukurit, plaga më e madhe e shtetit tonë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se dy dekada pas luftës, të zhdukurit me dhunë mbesin plaga më e madhe dhe më e dhimbshme e shtetit tonë.

“Sot Kosova dhe e gjithë bota shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Ditë kjo në funksion të ngritjes së zërit për të zbardhur fatin e të gjithë atyre që nuk janë në mesin tonë, fati i të cilëve përbën shqetësim jo vetëm për familjarët, por për shoqërinë në përgjithësi”, ka shkruar Osmani nga profilin e saj në Facebook.

Ajo ka thënë se janë 1643 fate jetësore për të cilat institucionet nuk arritën të bëjnë asgjë përgjatë këtyre 21 vjetëve.

Osmani ka theksuar se “pesha e fatit të tyre rëndon mbi secilin politikan të Kosovës. Mbi ne bie përgjegjësia e zbardhjes së fatit të secilit, ndërkaq pesha e fajit bie mbi shtetin e Serbisë”.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë po ashtu se Kosova zhvillon negociata me Serbinë që kreu veprime gjenocidale, për të arritur atë që quhet marrëveshje përfundimtare.

Ajo ka thënë se duket e pamundshme dhe anakronike një marrëveshje përfundimtare, pa zbardhje të fatit të të zhdukurve dhe pa adresim të fajit ndaj shtetit serb.

“Sot ne nuk e kemi një përgjigje përfundimtare për familjarët e tyre, siç nuk e kemi as argumentin kryesor: si mund të ketë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë teksa nuk e dimë ku i kemi njerëzit tanë, të cilët ajo i mori dhunshëm!.Paqe nuk do të ketë përderisa secila nënë e baba nuk e gjen fëmijën e vet e përderisa secili fëmijë nuk e gjen prindin e vet të zhdukur. Paqja ndër-shtetërore e ka parakusht paqen shpirtërore të 1641 familjeve në Kosovë”!

Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99. Familjarët e personave të pagjetur thonë se kanë humbur shpresën se të afërmit e tyre do të gjinden ndonjëherë. Të vetmen shpresë e kanë te bisedimet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më Shumë

Aksidenti në Suharekë, disa persona të lënduar lehtë

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Brigada 123” në Suharekë. Sipas informacioneve nga Policia, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale...

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Lajmet e Fundit